Albspirit

Media/News/Publishing

Detajet/ Vrasësi i Çiçës u arratis nga Greqia, u shpëtoi dy atentateve në Tiranë dhe Gjirokastër

Pista kryesore e vrasjes së Elton Çiçës nga Jani Alia është ajo e hakmarrjes për shkak të konflikteve të vjetra, që dy bashkëqytetarët nga Tepelena kishin pasur vite më parë me njëri-tjetrin.

Këto konflikte disavjeçare, që sipas burimeve zyrtare nga policia, kanë nisur në Greqi për pazare droge, herë pas here kishin përfunduar në tentativa të dështuara për të eliminuar njëri-tjetrin.

Përplasjet ishin bërë të shpeshta në 4 muajt e parë të vitit 2016, që çuan deri në ekzekutimin e Elton Çiçës. Më datën 10 janar në një lokal në rrugën e “Kavajës”, është tentuar të vritet me armë zjarri pistoletë, Jani Alia.

Autori qëlloi 6 herë nga makina në lëvizje. Për pasojë mbeti i plagosur lehtë nga ciflat e xhamit një 27-vjeçar dhe sipas policisë autor i dyshuar mendohet të ketë qenë Elton Çiça.

Më 25 prill në Gjirokastër në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Lumit”, pas një atentati me armë zjarri Jani Alia mbeti i plagosur në dorë.

Edhe për këtë ngjarje policia pati si të dyshuar Elton Çiçën, por nuk arriti t’ia provonte përfshirjen në ngjarje. Çiça është marrë edhe në pyetje, por është lënë i lirë.

Sipas të njëjtave burime policore, 6 ditë më vonë 39-vjeçari Alia ka ekzekutuar me pistoletë me mulli, Elton Çiçën, duke patur informacion të hollësishëm për vendqëndrimin e tij. Jani Alia rezulton të jetë person me precedentë penal, i shpallur në kërkim nga drejtësia greke për arratisje nga burgu, ku vuante dënimin për vrasje.

Edhe ndihmësi i tij në vrasje Renato Milloshi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2015 ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës për armëmbajtje pa lejë dhe kanosjen e një personi. Ai është proceduar në fushën e tregtimit të lëndëve narkotike si dhe për plagosjen e disa personave gjatë viteve 2012- 2013. /TvKlan/

Please follow and like us: