Albspirit

Media/News/Publishing

DOKUMENTI/ Ja çfarë dënimi parashikohej në vitin 1930 për “Shukriun”

Internimi ishte masa represive në vitet 1930, ndaj rasteve të tipit “Shukri”, ndaj atyre që akuzoheshin për kurvëri, shkelje kurore e trafik prostitucioni.
Nëse bëjë të njëjtën gjë që bëri kryebashkiaku i Dibrës, te u filmua duke abuzuar seksualisht me një vajzë, në vitin 1930 internoheshe nga qeveria. Një dokument që flet për masat represive ndaj atyre që shkelnin kurorën dhe akoma më keq që bënin tregti me femrat, evidenton faktin se edhe në atë kohë, fenomenet të tilla kanë qenë hall jo i vogël.
dok-prostitucionDokumenti flet edhe për praninë e trafikut të prostitucionit, pasi në një kërkesë të Prefekturës drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, bëhet fjalë për ashpërsim të ligjit ndaj këtyre fenomeneve.
dok-prostitucion-2Këto dokumente që flasin për ashpërsimin e ligjit për shkelje kurore e prostitucion, por dhe për ata që përdornin fejesat e vajzave të tyre të mitura për të përfituar të holla. Në dokument pasqyrohen rastet kur qeveria parasheh ashpërsimin e ligjit ndaj këtyre fenomeneve.

Prefektura Tiranë
Ministrisë së Drejtësisë
dokument1Ju njoftojmë se Prefektura e Tiranës, na raporton sesi në bashkinë e kryeqytetit dhe në komunat e qarkut të saj janë vërtetuar raste të bashkëjetesës ilegale, shkelje kurore, më tepër mashtrime me fejesën, me qëllim që të bëhet tregti me femrat, në dëm të moralit dhe të qetësisë publike.
Prefektura e sipërpërmendun posaçërisht në rastin e fundit, propozon internimin e disa personave si masë më efektive represive, për shkak se gjykimi i çështjeve të paraqitura ndër gjyqet, përveç se vonojnë, ngandonjëherë për mungesë provash dalin të pafajshëm.
Mirpo siç duket, meqenëse ligji relativ për fajet asodore, nuk parasheh masa të atilla, ju shkrue Prefekturës me fjalë që t’urdhërojnë organet përkatëse për procedimin e tyne dhe reformimin e akteve të drejtësisë, për t’u bërë ndjekës në bazë të ligjeve sot në fuqi.
Por me qëllim që gjykimi të përfundojë shpejt dhe dënimi t’i jepet shëmbullor, në mënyrë që të sjellë efektin e duhur në të tjerët, e shohim të arsyeshme që të bëhet një ndërmjetësim e asaj ministrie pranë prokurorisë së shtetit të Tiranës,  por edhe të tjerave për gjykimin më të shpejtë të ngjarjeve siç u tha më sipër.
Ministri  prefekturës Tiranë
Tiranë më, 9 – 12 – 1930

Please follow and like us: