Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive-Skënderbeu në skandalet e trukimit/ Rrezikon dënimin nga UEFA

Ekskluzive-Skënderbeu në skandalet e trukimit/ Rrezikon dënimin nga UEFA

UEFA, institucioni më i lartë i futbollit në Europë, ka kryer një hetim të plotë në lidhje me disa dyshime dhe akuza të hedhura ndaj ekipit të Skënderbeut, i cili u shpall së fundmi për herë të 6-të radhazi kampione e Shqipërisë në futboll.

Citynews mundi të sigurojë informacion në lidhje me një hetim i cili  ka filluar disa kohë më parë. Mësohet se pas një vendimi paraprak ekipi korçar dyshohet se është dënuar me disa vite përjashtim nga kompeticionet europiane, për shkak të një trukimi të mundshëm, të paktën një nga ndeshjet të zhvilluara në grupet e Europa League.

Nuk dihet nëse UEFA ka marrë një vendim përfundimtar apo korçarët do dënohen pas mundësisë që kanë për tu shprehur në lidhje me këtë hetim të kryer.

Mësohet nga burime zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit se ky institucion është në dijeni të hetimit dhe dënimit paraprak nga UEFA. Burime zyrtare nga FSHF  u kontaktuan nga citynews dhe u pyetën: A ka dijeni institucioni juaj në lidhje me një hetim dhe dënim të mundshëm nga UEFA për ekipin kampion Skënderbeu?

Përgjigja ishte e prerë: Po ka diçka të vërtetë, ne jemi në dijeni. Por burimet theksuan që nuk donin të identifikoheshin për shkak se kjo çështje është të jetë shumë delikate, vetëm pranuan se FSHF ka informacion për hetimin dhe dënimin e Skënderbeut apo procesin që ka nisur nga organi i UEFA-s.

Citynews tentoi të kontaktonte me presidentin e ekipit të Skënderbeut i cili rezultoi me telefon të fikur rreth orës 16:30.

Akuzat për trukime të ekipit korçar nuk janë të parat. Mediat vendase por edhe sportistë dhe opinionistë kanë hedhur akuza për raste trukimesh apo favorizimesh nga korçarët e Skënderbeut.

Kujtojmë futbollistin irlandez i cili ngriti dyshime për trukime nga ekipi i Skënderbeut në ndeshjen me Krusaders. “Nëse nuk ka hetim nga UEFA, ka një problem. Kjo ishte një shaka. Lojtarët e Skënderbeut e kanë pasur të qartë se ndeshja do të dalë lart me gola”. Gjatë 10 minutave të fundit, unë kurrë nuk kam parë futboll të tillë!” – shkruan O’Neill në “Tëitter”.

Ka pasur edhe raste të tjera të ndeshjeve në kampionatin shqiptar por edhe ndërkombëtar, të cilat janë fryrë më shumë se sa duhet nga mediat, por edhe kur ato kanë qenë të vërteta kanë qenë të paprovuara.

Vendimi i mundshëm për të dënuar korçarët me një periudhë disa vjetore do të ishte një katastrofë për futbollin, jo vetëm korçar, por edhe kampionatin shqiptar dhe sportdashësit në përgjithësi.

Tani pas një vendimi i cili pritet të behet publik së afërmi nga UEFA, ekipit korçar i ngelet vetëm shpresa e një vendimi nga KAS, Gjykata Sportive e cila në rastet e akuzave për trukime ka qenë mjaft e prerë dhe në asnjë rast nuk ka dhënë vendime kundër UEFA-s./citynews

Linku për akuzat për trukime të Skënderbeut: http://www.quotescommessecalcio.com/match-fixing-sospetta-sporting-lisbona-skenderbeu-di-europa-league/

Please follow and like us: