Enver Hoxha, pjesë e akuzave politike në Venezuelë!
Venezuela ndodhet në prag të rrënimit ekonomik. Të ardhurat nga tregtia e naftës në katër vitet e fundit që ishin burimi kryesor i buxhetit të shtetit, kanë rënë në mënyrë drastike. Përballë kësaj situate, opozita atje kërkon shkarkimin e Presidentit të majtë Nicolas Maduro, në një referendum. Nga ana e tij, Karakasi zyrtar akuzon qeverinë amerikane se po orkestron grusht shteti. Përveç çmimit të naftës, Venezuela vuan edhe thatësirën më të rëndë ndër vite dhe bimët që përdoren për prodhimin e energjisë nuk janë më. Duket se Venezuela është në prag të kryengritjes së armatosur. A ka një komplot ndaj presidentit Maduro? Ajo që bie në sy është fakti se në analizën e faqes venezueliane pro qeverisë thuhet se opozita ka brenda radhëve të veta liberalë stalinistë besnikë të ideve të Enver Hoxhës.
“Jam shumë konfuz në lidhje me lëvizjet e opozitës në Venezulë. I bashkon praktikisht të gjithë: nga fashistët me të drejta të plota deri tek liberalët e grupeve staliniste që janë besnikë të ideve të Enver Hoxhës, liderit shqiptar. A mund të udhëheqë Venezuela në një konglomerat të tillë?”,thuhet në analizë.
“Presidenti Maduro është duke u përpjekur për të ruajtur stabilitetin në vend, dhe kjo është bërë e vështirë për të menaxhuar situatën kohët e fundit. Opozita dhe Shtetet e Bashkuara kanë një plan konkret.
“Ky plan konsiston në tetë pjesë. Pjesa e parë është një demonstratë me pjesëmarrjen e opozitës. Në Venezuelë, ajo quhet Varimba. Varimba do të thotë trazira me pjesëmarrjen e shtresave të ndryshme të popullsisë, por qëllimi i tyre kryesor nuk është për të treguar ndonjë zhgënjim apo mohim i diçkaje. Qëllimi kryesor është për të krijuar trazira”, raporton Ora News.
“Pjesa e dytë e planit është që të promovojë një referendum kundër Maduro. Kushtetuta e Venezuelës thotë se çdo person i zgjedhur, si në nivel rajonal dhe i nivelit të lartë, mund të hiqet nga pushteti me anë të një referendumi”.
Pjesë të tjera të planit janë: sulmi ndaj aleancave strategjike, siç janë aleancat Venezuelë-Kinë, Rusi-Venezuelë, dhe Ekuador-Venezuelë.
Pjesë e planit është krijimi i iluzionit për një krizë humanitare, ndërsa pjesë tjetër e planit është lidhja e qeverisë së Nicolas Maduro me korrupsionin, pastrimin e parave dhe paaftësisë për funksionimin me efikasitet, imazh i cili krijohet nga mediat, etj.