Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë sjell fotogalerinë e javës, me imazhet më interesante nga ngjarjet që karakterizuan javën që po lëmë pas.

1: Një pamje e përgjithshme e picës napolitane e bërë për të thyer rekordin botëror për pican më të gjatë të bërë ndonjëherë. Pica, 41-centimetër e gjerë, është e gjatë 2 kilometra. Napoli.

2: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Qeverisë së tyre për të ndërtuar një hidrocentral pranë Qesarakës.

3: Një vajzë mbledh guaca deti në plazh në qytetin port, Karaçi, Pakistan.

4: Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, pozon për një foto pas një intervistës me agjencinë Reuters, në zyrën e tij në “Trump Tower” në New York City.

5: Pastrues pakistanez dhe shoferët e autobusëve duke fjetur mbi automjete, herët në mëngjes në Lahore.

6: Një njeri i veshur me kostume kombëtare të Ukrainës, e Vyshyvanka, hipur në një statujë, në ditën kur Kievi përkujton themeluesit më 19 maj.

7: Një makinë policie digjet gjatë një demonstrate kundër dhunës policore dhe reformës franceze të punës në Paris, 18 maj 2016.

8: Anëtarët e brigadave irakiane shiite të formuara nga kleriku mysliman Moqtada al-Sadr, marshojnë në qytetin e shenjtë të Naxhafit në Irak, ndërsa përgatiten për të përforcuar forcat qeveritare në luftën kundër IS-it.

9: Gazetarët inspektojë njëtren të pikturuar nga artisti spanjoll Kenor, si një dhuratë për kryeqytetin e Ukrainës në një depo në Kiev, Ukrainë.

10: Fëmijët indianë përdorin ujin për t’u freksuar ngritjes së temperaturave në Allahabad.

11: Protestuesit ndezin fishekzjarrë dhe valojnë flamuj gjatë protestave kundë Qeverisë në Shkup, Maqedoni.

12: Emigrantët ulen pasi ata u shpëtuan nga mbytja në det të hapur, në Tripoli, Libi, më 16 maj.

13: Protestueset afgane Hazara thonë parulla kundër Qeverisë gjatë një demonstrate në Kabul.

14: Një luftëtar rebel sirian merr cakun me armën e tij në vijën e frontit kundër forcave të regjimit në periferi të kryeqytetit Damask.
Please follow and like us: