Albspirit

Media/News/Publishing

Katër ish-ministra nën hetim për çështjen ”KazMunaiGaz”

to Katër ish-ministra rumunë janë nën hetim për mashtrim që rezultoi me sekuestrimin e një rafinerie në pronësi të Rumanisë nga grupi kazak ”KazMunaiGaz”, bënë sot të ditur prokurorët.

”Këta ish-titullarë të Financave dhe të Ekonomisë mes periudhës 2003-2005 janë të akuzuar se kanë lëshuar direktiva duke i mundësuar grupit rumun ‘Rompetrol’ përjashtimin e shlyerjes së një borxhi prej 603 milionë dollarë kundrejt shtetit”, saktësoi Prokuroria përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar (DIICOT). Prokurorët njoftuan në fillim të muajit maj se kanë konfiskuar rafinerinë e Petromidias (lindje) dhe nisur procese gjyqësore kundër 14 personave, të akuzuar për evazion fiskal, pastrim parash dhe mashtrim. Grupi kazak, që bleu ”Rompetrol” dhe ”Petromidia” në vitin 2007, u deklarua se ishte ligjërisht palë përgjegjëse në këtë proces të hapur gjyqësor në vitin 2006.

Please follow and like us: