Albspirit

Media/News/Publishing

Kongresi i Përmetit, kujtohet nga nostalgjikët me parrulla komuniste

Në Përmet, në ndërtesën ku është mbajtur Kongresi i Përmetit, më 24 maj të vitit 1944, është përkujtuar konferenca e cila 72 vite më parë instaloi regjimin komunist në Shqipëri.

Nostalgjikë të komunizmit, por edhe përfaqësues të partive të majta, morën pjesë në këtë takim. Ndërsa pjesëmarrësit mbanin në duar portretet e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe ish-kryeministrit Mehmet Shehu.

“Enver Hoxha ka nxjerrë ligje në favor të popullit. Shoku Enver Hoxha ndërtoi dhe punoi për popullin”, thotë njëri nga nostalgjikët e regjimit komunist, ndërsa një tjetër shprehet se ka ardhur për “Mehmet Shehun, kapedanin e madh shqiptar”.

I gjithë aktiviteti këtë vit është bojkotuar nga bashkia, e cila rregullisht ka marrë pjesë në këto aktivitete.

Please follow and like us: