Kuqezinjtë në stërvitjen e parë, si po përgatiten në Austri
Pas dështimit të seancës stërvitore një ditë më parë për shkak të mungesës së bazës materiale, kuqezinjtë kanë kryer pasditen e kësaj të marte stërvitjen e parë në Austri.
Futbollistët e Kombëtares janë grumbulluar nga De Biazi në “Bad Wasterterdorf” të Austrisë, në kuadër të miqësores me Katarin.
Në një njoftim të shkurtër, FSHF deklaron se skuadra e Kombëtares përfundoi stërvitjen e parë prej rreth 100 minutash në fushë dhe më pas, futbollistët kryen ushtrime fitnesi.
“Vazhdojnë me intensitet të lartë përgatitjet e skuadrës kombëtare, ne Bad Wasterterdorf. Në orën 17.30 nisi seanca e dytë stërvitore. Te pranishëm ne dispozicion të trajnerit De Biazi ishin të gjithë futbollistët dhe stafi. Seanca zgjati për rreth 100 minuta.
Në pjesën e parë të saj nën drejtimin e përgatitësit atletik u aplikuan ushtrime fizike, sprinte,. Më pas skuadra qëndroi në tendën e pajisur me pajisje të ndryshme finesi, për të kryer një tjetër seri ushtrime.
Pjesa e fundit e stërvitjes i takonte taktikes, ku u aplikuan harkime në zonë dhe skema të tjera taktike. Nesër përsëri do të vazhdojë regjimi me dy stërvitje ne ditë”,-deklaron FSHF.