Albspirit

Media/News/Publishing

Ligjshmëria e emërimeve në administratë, hetimi që nga viti 2009

Ligjshmëria e emërimeve në administratë, hetimi që nga viti 2009

Kuvendi ka miratuar ngritjen e komisionit hetimor për ligjshmërinë e emërimeve në administratën publike. Por, objekt i hetimeve nuk do të jenë vetëm emërimet pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar, pasi ato do të shtrihen që nga vitit 2009. Ky vendim mori sot 76 vota pro nga Kuvendi, duke i hapur rrugë hetimit parlamentar.

Ndryshimi i objektit ishte propozim i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, i cili ndryshoi kohëzgjatjen e hetimeve. Ndërsa PD e kërkoi ngritjen e këtij komisioni për të hetuar emërimet në administratë, pas ardhjes së socialistëve në pushtet.
“Ju i keni bërë ndryshim kërkesës tonë për emërimet e kësaj qeverie në administrate”, u shpreh, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.

 

Hetimi i emërimeve, përpjekjet deri në një vendim

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve është mbledhur pasditen e sotme për të vendosur mbi kërkesën e Partisë Demokratike për hetimin e emërimeve në administratë. Po për këtë çështje, përpara fillimit të seancës plenare, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thirri Konferencën e Kryetarëve. Në këtë mbledhje u diskutua kërkesa e rifomuluar e Partisë Demokratike për hetimin parlamentar të emërimeve në administratën publike nga 15 shtatori deri sot. Mazhoranca kërkoi para një jave që hetimi të bëhet që nga 2009-a. Por deri sot nuk ka patur asnjë negociatë mes palëve. Mbledhja përfundoi pa një marrëveshje mes palëve. Pritet që Këshilli të vendosë nëse do të ngrihet ose jo komisioni hetimor i kërkuar nga opozita. Për shkak të mbledhjes së këshillit të rregullores seanca parlamentare është ndërprerë. Ndërsa nesër pritet të thirret Këshilli i Legjislacionit, i cili do të diskutojë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hetimin në serverin e Tatimeve.

Please follow and like us: