Albspirit

Media/News/Publishing

Miqtë që bënë historinë

 

Miqtë që bënë historinë

Filozofë, udhëheqës, artistë… Prapa suksesit dhe krijimtarisë së shumë personazheve të famshëm janë lidhjet e tyre, të cilat kanë revolucionarizuar kulturën dhe fatet e të gjithë epokave.

Nga Akili dhe Patrokli, te Frederiku II dhe Volteri e deri te Blair dhe Clintoni, miqtë që bënë historinë.
1 – Akili dhe Patrokli
Sipas historianëve nuk kanë ekzistuar kurrë. Por lidhja e tyre, e dukshme në veprën e Iliadës, ishte modeli i 2 miqve të pandashëm, të ndryshëm por plotësues, të bashkuar nga një besim absolut. Të aftë për të revolucionarizuar historinë. Ata ishin protagonist legjendarë në luftën e Trojës. Patrokli vritet nga Hektori, por hakun ia merr Akili.
2 – Augusti dhe Agrippa (57-12 p.e.s)
Oktavian Augusti, perandori i parë romak, dhe krahu i tij i djathtë Agripa, politikan e gjeneral, kishin të njëjtën moshë. Njiheshin që fëmijë, studiuan në të njëjtat shkolla dhe bënë pjesë në të njëjtën ushtri. Pas vdekjes së Çezarit, fronin e mori Oktaviani, por edhe nga ai moment, bashkë me mikun e tij Agrippa u bënë edhe më të pandashëm. Po të mos kishte mik Agripën, perandoria e Augustit nuk do të kishte të njëjtin shkëlqim. Kur Agripa vdiq, Augusti mbajti një muaj zi.
3 – Frederiku II dhe Volteri (1736-1752)
Frederiku II, Mbret i Prusisë, përfaqësonte monarkun ideal të shekullit të 18. Nën udhëheqjen e tij, mbretëria e vogël gjermane u rrit për t’u bërë një fuqi botërore. Por, në zemrën e tij, ai vazhdoi të admironte mikun francez Volter, gjeniun letrar dhe filozof, që e kishte ftuar për të jetuar në Berlin. Balanca mes të dyve ka qenë gjithmonë delikate. Mjaftoi që Voltaire të kritikonte ashpër një profesor në Universitetin e Berlinit për t’u armiqësuar me mbretin dhe të detyrohej të braktiste Prusinë.
4 – Marksi dhe Engelsi (1844-1883)
Një nga miqësitë më të ngrohta të filozofisë ishte ajo mes Karl Marks dhe Fridrish Engels, dy autorët e Manifestit të Partisë Komuniste. Të dy u njohën në Këln në vitin 1942, por në fillim kishin ide të ndryshme. Por kur u ritakuan më vonë në Paris, ishin në të njëjtën mendje përsa i përket historisë. Deri në vdekjen e Marksit, të dy punuan shumë për të publikuar vepra të shumta, gjithmonë për të zhvilluar njohuritë politike.
5 – Van Gogh dhe Gauguin (1880-1888)
Miqësia ndërmjet piktorëve Vincent Van Gogh, hollandez dhe Paul Gauguin, francez, ishte tepër e madhe. Për vite me radhë të dy adhuronin punët e njëri-tjetrit, dhe ekspozuan disa galeri në Paris. Van Gogh e ftoi të jetonte Paul-in me të në Paris, por bashkëjetesa nuk ishte e lehtë. Të dy grindeshin për gjithçka derisa Van Gogh filloi të vuante gjithnjë e më shumë nga çrregullime nervore. Pasi Paul u largua nga Parisi, ata nuk u panë më, por megjithatë kjo dyshe revolucionarizoi botën e artit.
6 – Falcone dhe Borsellino (1978-1992)
Palermo, në mesin e fëmijëve që bërtasin rreth një topi, ndodhen dy miq, Giovanni e Paolo, të ndarë vetëm nga vetëm një 1 vit diferencë. Falcone e Borsellino, nuk ishin vetëm kolegë kundër antimafias, por qëndruan miq për jetë. Madje edhe vdekja i ndau për vetëm 57 ditë. Marrëdhënia e tyre u bë më e ngushtë në vitin 1978, kur Falcone e Borsellino do të punonin për të njëjtën çështje. Të dy u vranë si pasojë e sulmeve mafioze. Ata qëndruan simbol i luftës kundër krimit.
7 – Blair dhe Clinton (1994- sot)
Në vitet ’90, themeluan “rrugën e tretë”, qendrën reformiste. Një ëndërr e prishur nga skandalet seksuale dhe ushtarake, por që ka lënë shenjë në historinë e kohëve të fundit. Bill Clinton, ish-president i SHBA-së dhe Tony Blair, ish-kryeministri britanik, u takuan në vitin 1993 dhe u bënë miq të mirë. Por ka zëra që miqësia e tyre nuk ishte dhe aq perfekte: Blair nuk e duronte dot faktin që Clinton do të bëhej Zot i politikës ndërkombëtare. Por pas 11 shtatorit, lidhja e tyre u bë edhe më e fortë.

 

Please follow and like us: