Nano sfidon publikisht Ramën!
Fatos Nano ka komentuar me anë të një statusi shkrimin e gazetarit Artur Zheji, të bërë publik sot pothuajse në të gjitha mediat on-line, “Përse kryeministri adhuron të Fortët dhe Berishën”.
Në këtë koment, Nano gjen rast të pohojë dy gjëra dhe t’i dërgojë dy mesazhe direkte Edi Ramës.
E para, duke u nisur nga shkrimi i Zhejit që thotë, se më së shumti atë (Ramën), duhet ta kenë më shumë frikë miqtë dhe ish miqtë, se sa armiqtë, ai, Fatos Nano, komenton se si ish mik, nuk është nga ata, që e ka frikë Ramën!
Dhe e dyta, Nano, nënvizon se nuk e mendonte kurrë, që ai, Rama, të ish kaq i zoti, për tu vetëshkatrruar…
Ja postimi i plotë i Fatos Nanos, i cili e ka shkruar komentin e tij në italisht…
“Shkëlqyer Artur! E ke tejkaluar edhe si piktor, ai nuk do të ishte i zoti, të bënte një autoportret më të mirë, se ky që ke vizatuar ti!
Me përjashtim, të asaj që lidhet me ish-miqtë: Unë, (si ish mik) nuk e kam frikë (Ramën)!
Ndoshta ai, është i paaftë të bëjë një autoportet, por është shumë i zoti, për tu vetëshkatrruar! Dhe kjo është arësyeja sepse unë po e le të qetë… për tu vetshkatrruar nga vetvetja!
Sepse kësaj, ai ja del mrekullisht!
Askush nuk do të mund të mendonte, që ai, do ta bënte (vetëshkatrrimin e tij), kaq shpejt!
Ja postimi origjinal i ish kryministrit Fatos Nano: