Albspirit

Media/News/Publishing

Njeriu më i vetmuar në Univers

Flet astronauti që ul në Hënë dhe që nuk pati asnjë kontakt me Tokën

p0173zg8

Richard Hollingham, BBC

Shtatë burra në historinë e njerëzimit kanë qëndruar të veçuar nga pjesa tjetër e njerëzve. Ata janë pilotët e “Apollo” që kanë shpenzuar kohë të vetmuar në orbitën rreth-e-qark Hënës, ndërsa kolegët e tyre ecnin mbi sipërfaqen e Hënës. Kur ishin në Hënë, këta astronautë nuk kishin asnjë kontakt me Tokën. Vetëm 5 prej këtyre burrave vazhdojnë të jenë gjallë, kur e takova pilotin Al Worrden. Kur u takuam në një restorant të mbushur me njerëz në Yorkshire, në veri të Anglisë, ky pilot vazhdonte të rrethohej nga një grup admiruesish. Worden fluturoi për në Hënë në korrik të vitit 1971, sëbashku me komandantin Dave Scott dhe pilotin hënor Jim Irwin. Gjatë kohës që qëndronte i vetëm në modulin e komandës ai hyri në librin e rekordeve, si qenia njerëzore më e izoluar, në kohën kur shokët e tij ishin 3600 km larg nga sipërfaqja e hënës. Ashtu si çdo astronaut tjetër, edhe Worden flet më shumë për misionin dhe arritjen se sa për veten e tij. “Apollo 15” është pranuar gjerësisht si programi më rigoroz “Apollo”. Megjithatë, ndërsa ne ulemi në një qoshe të qetë të lokalit, unë jam kurioz të mësoj më shumë rreth eksperiencës njerëzore kaq larg nga shtëpia e tij Tokë. Të gjithë kthejnë vëmendjen drejt atyre që janë nisur për në Hënë, në prite që të marrin ndonjë copë shkëmb nga atje, në mënyrë që ta analizojnë. Është interesante të kuptosh se ç’mendon mendja e njeriut kur moduli komandës largohet nga sipërfaqja e Hënës dhe ajo fillon të zvogëlohet pak nga pak.

Katër ditë pas nisjes, Scott dhe Irwin zbritën në sipërfaqen hënore duke lënë Worden të vetëm në orbitëÇfarë ju vjen ndërmend kur ndodh kjo gjë?

Së pari, i uroj rrugë të mbarë. Mendimi i dytë është se “jam i gëzuar që po largohen” sepse tashmë i gjithë vendi është i imi. Kështu kalova tre ditë të mrekullueshme në anije i vetëm.

A nuk ndiheshit i vetmuar?

Të jesh vetëm dhe të ndihesh vetëm janë dy gjëra të ndryshme. Unë isha vetëm por nuk ndihesha i vetmuar. Në të kaluarën kam punuar si pilot luftarak me AirForce, më pas si pilot testues, pra një pjesë të madhe të kohës e kam kaluar në avionë luftarakë, kështu që jam mësuar të rri vetëm. E shijova shumë atë kohë. Nuk më duhej t’u jepja llogari Dave-it dhe Jim-it. Kurse nga ana e pasme e Hënës nuk ishte e nevojshme të flisja me qytetin e Hjustonit dhe kjo ishte pjesa më e bukur e fluturimit. Ndodhesh një çerek milioni milje larg shtëpisë. Është e vërtetë që ndodhesh shumë larg shtëpisë por gjëja që më ka pëlqyer më shumë nga qëndrimi vetëm në Hënë ishte të dilja në dritaren e anijes dhe të shikoja ngjitjen e Tokës dhe ky moment ishte fenomenal. Dhe në shtim të kësaj, munda ta shikoj universin nga një këndvështrim tjetër, në një mënyrë të ndryshme nga ç’e kishin parë njerëzit deri më tani. Numri i yjeve ishte kaq i shumtë, sa që ishte e vështirë t’i dalloje ato të veçuar, ngjante si një fletë e madhe drite. Mu duk magjepsëse sepse më ndryshoi komplet idetë se si ne e mendonim Universin. Ka miliarda yje atje lart – Rruga e Qumështit në fakt nuk ishte e përbërë vetëm nga pak yje që ne i dallojmë nga Toka, por ajo përmban miliarda yje.

Pra atje ndodhen miliarda galaksi. Çfarë ju tregon kjo për Universin?

Më hapi sytë, më tregoi një dimension tjetër. Ky ishte dhe qëllimi i programit tim.

Nuk të bëri ky fakt të ndiheshe më i vogël dhe më i vetmuar?

Sigurisht që po. Nëse do të ndihesh i parëndësishëm atëherë shko mbrapa Hënës. Gjërat që do të shohësh do të të lënë të kuptosh që nuk je dhe nuk di asgjë.

Më intrigoi përgjigja juaj kur thatë se doni të mos keni kontakte me qytetin e Hjustonit. Përse kështu?

Jam i lodhur nga pëshpërimat në veshin tim. Kisha shumë punë, kisha një mal me gjëra që doja të arrija. Por gjithsesi e thashë me shaka, pasi nëse do kisha nevojë për diçka, sigurisht që do kontaktoja me Hjustonin. Por nëse çdo gjë shkon mirë, nuk është nevoja të flas me ta dhe kështu mund të përqendrohem më shumë në punën time.

Sa i zënë jeni ju? Mendoj se kurioziteti juaj për Tokën dhe Universin u shua pas misionit?

Ishte shumë interesante të udhëtoje atje, të shikoje gjithë ato gjëra, të fotografoje gjithçka. Mu desh të punoja 20 orë në ditë, dhe flija vetëm 3-4 orë natën. Pra nuk e kisha luksin e kohës për t’u ulur një moment dhe për të vështruar nga dritarja duke menduar e filozofuar rreth çdo gjëje që ndodhej në Univers.

Apollo 15, duke qëndruar gjatë në Hënë qe një ndihmesë e madhe për shkencënÇfarë lloj muzike dëgjonit në Hënë?

Ne kishim disa kaseta të cilat i përdorëm gjatë udhëtimit. Kam qenë, dhe mbetem një fans i çmendur i Beatles. E dashuroj muzikën e tyre. Gjithashtu kisha disa kaseta të Elton John, John Denver dhe valcin e Danubit Blu.

A ekzistonte leksione të cilat mund t’i mësojnë astronautët e së ardhmes, nëse ndërmarrin një udhëtim për në Hënë ose Mars?

Mendoj se ka, megjithatë secili ka eksperiencën personale. Ne kemi punuar shumë sëbashku profesionalisht, por nuk ishte e thënë që ishim shokë të ngushtë, e mendoj se kjo ishte në të mirën tonë.

Por si shkonte puna atëherë? Është pak e vështirë të punosh nga ora 9 deri në orën 5 dhe më pas të mos qëndrosh me kolegët e tu të punës.

Duhet të ekzistojë një lloj distance mes njerëzve. Vjen një pikë ku për pak kohë kërkon të relaksohesh, të mos bësh asnjë gjë për një moment. Të shijosh vetminë pa qenë nevoja t’i flasësh dikujt. Në Apollo 12 kolegët ishin edhe shokë me njëri-tjetrin. Pete Conrad gjithmonë e ka trajtuar ekipin e tij si vëllezër. Nëse shikoje njërin, do t’i shikoje të tre sepse gjithnjë qëndronin bashkë. Kurse ne ishim e kundërta e tyre. Ne stërviteshim sëbashku por nuk socializoheshim e nuk bisedonim shumë me njëri-tjetrin dhe mendoj se kjo na bëri një skuadër më efektive.

Kolegët e tu, Dave Scott dhe Jim Irwin lanë gjurmë këmbësh në Hënë, të cilat do të ngelen aty edhe për miliona vite të tjera. Po ju keni lënë diçka atje, në kujtim të misionit tuaj? Ndoshta urinën tuaj?

Po është e vërtetë, në fakt ne urinuam kur ishim në orbitën hënore. Por më pas duhet të ndërronim trajektoren e rrugës sonë, sepse ajo mbetej po aty. Megjithatë Hëna nuk ka gravitet mjaftueshëm për të mbajtur grimca në orbitë – kjo është arsyeja se pse nuk ka atmosferë. Dyshoj se çdo gjurmë kemi lënë atje është zhdukur tani.

Please follow and like us: