Albspirit

Media/News/Publishing

Obama: Mosmarrëveshjet territoriale të zgjidhen në mënyrë paqësore


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në Vietnam.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka vazhduar sot viztën në Vietnam, ku ka mbajtur një fjalim në Qendrën e Konventës Kombëtare të Vietnamit.

Obama u ka bërë thirrje autoriteteve atje që të respektojnë lirinë e fjalës dhe të shtypit dhe t’i përfshijnë ato në kushtetutën e vendit.

Repsektimi i tyre e përforcon stabilitetin dhe nuk e kërcënon atë, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan është ndalur edhe te problemet territoriale në Detin e Kinës Jugore.

Vietnami është njëri prej disa vendeve në rajon, i cili është i përfshirë në mosmarrëveshje detare me Kinën.

Obama ka thënë se SHBA mbështet të drejtën e lirisë në navigimit.

“Kombet janë sovrane dhe, pa marrë parasysh a janë të mëdha apo të vogla, sovraniteti i tyre duhet të respektohet dhe territori i tyre nuk duhet të shkelet. Vendet e mëdha nuk duhet të shkelin vendet e vogla. Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, ka thënë Obama.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi SHBA i ka hequr Vietnamit embargon e armëve, të vjetër disa dekada.

Please follow and like us: