PD: Fushatë spastrimi në dogana
Partia Demokratike denoncoi shkarkimin kolektiv të 116 punonjësve të doganave. Deputetja Jorida Tabaku tha se shkarkimet janë pjesë e planit të qeverisë për të krijuar vende pune për militantët.
Partia Demokratike ngre shqetësimin që kjo nuk është rruga e duhur për të marrë statusin e vendit kandidat. Kjo nuk është rruga e duhur sepse po politizohet një institucion i cili deri dje ka arritur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe ka ndikuar në rritjen e të ardhurave të qeverisë shqiptare.
Please follow and like us: