Albspirit

Media/News/Publishing

Përpara reformës në drejtësi/Ndëshkimi dhe korrigjimi nis nga vetja

Gjatë konferencës për ekonominë dhe investimet e huaja, kryeministri Rama u përball me dëshminë e një biznesmeni të huaj që sikletosi jo pak panelin. “Unë jam Patriku dhe kam një kompani bitumi në Selenicë. Në paketën e parë fiskale unë kam patur një shqetësim dhe i kam dërguar letër ish ­ministrit të Financave Cani dhe ministrit aktual Ahmetaj dhe shumë të tjerëve se ajo paketë nuk duhet të kalonte sepse do të dëmtonte biznesit. Por ajo që ndodhi ishte se paketa u miratua dhe unë u detyrova të heqë nga puna 80 persona…”, tha Patriku. Por ai u ndërpre nga kryeministri Edi Rama duke i thënë: “Patrik je bërë shumë shqiptar. Kjo ka kaluar, tani vërtet do ta tregosh këtë histori…? Është rregulluar me paketën fiskale të korrikut”, tha Rama.

Por edhe biznesmeni nuk ka lënë pa ia kthyer kryeministrit Rama. “Po, por unë dua ta ndaj, pasi ju nuk keni marrë masa për personin që e hartoi paketën fiskale. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit, por vazhdon të jetë ende në punë”, tha me tej biznesmeni.amerikan.

Please follow and like us: