Albspirit

Media/News/Publishing

Protestojnë në mbrojtje të gazetarit në Vojvodinë


Në qytetin verior serb të Novi Sadit, rreth një mijë protestues dolën në rrugë për të mbrojtur gazetarin që është larguar nga RTV, një televizion publik rajonal. Ata akuzuan qeverinë që po bën presion politik në këtë transmetues, pasi partia radikale serbe e kryeministrit Aleksandar Vuçiq fitoi shumicën në parlamentin rajonal të Vojvodinës, në zgjedhjet e muajit të kaluar. Me parulla e fishkëllima, protestuesit kërkuan dorëheqjen e bordit mbikëqyrës të RTV-së dhe rikthimin e gazetarit të larguar.

Please follow and like us: