Albspirit

Media/News/Publishing

Rrënjët e harruara turke të hebrenjve

STUDIMI / Rrënjët e harruara turke të hebrenjve

David Keys

Studimet më të fundit sugjerojnë se shumica e popullsisë moderne hebreje janë pasardhës kryesisht nga popujt prej Turqisë së lashtë, dhe jo nga vende të tjerë në Lindjen e Mesme.

Studimet e reja tregojnë se shumica e popullsisë hebreje në Europën veriore dhe lindore – normalisiht të njohur si Hebrenj Ashkenazë – janë pasardhës të grekëve, iranianëve dhe të tjerëve që që kolonizuan atë që është sot Turqia moderne, më shumë se 2000 vjet më parë, dhe më pas u konvertuan në Judaizëm, ndoshta në shekujt e parë pas Krishtit, nga hebrenjtë prej Persisë. Në atë fazë, Perandoria Perse ishte vendi ku ndodheshin komunitetet më të mëdha të hebrenjve.

Sipas studimeve të kryera nga gjeneticisti Dr. Eran Elhaik në Universitetin e Sheffieldit, më shumë se 90 përqind e paraardhësve të Ashkenazëve vijnë prej atij komuniteti të lashtë në verilindje të Turqisë.

Studimi i tij bazohet në prova gjenetike dhe historike. Për studimet e tij gjenetike gjeografike, Dr. Elhaik përdorte një sistem modelimi kompjuterik të Strukturës së Popullsisë Gjeografike, për të konvertuar ADN e hebrenjve Ashkenazë në informacion gjeografik.

Dr. Elhaik, një gjeneticist i lindur në Izrael, që e ka marrë doktoraturën në evolucionin molekular nga Universiteti i Hjustonit, beson se tre fshatra turq që ende mbijetojnë – Ishkenaz, Eshkenaz dhe Ashanaz – në pjesën perëndimore të një Rruge të Mëndafshtë të lashtë, ishin pjesë e vendlindjes së Ashkenazëve. Ai beson se fjala Ashkenaz e ka origjinën nga Ashguza – asirianët dhe babilonasit e lashtë quanin kështu popujt euraziatikë të Epokës së Hekurit, Scithët.

Duke iu referuar emrave të tre fshatrave turq, Dr. Elhaik thekson se “Turqia verilindore është i vetmi vend në botë ku ekzistojnë këta vende-emra”.

Nga vitet 690, persekutimi kundër hebrenjve nga Perandoria e krishterë bizantine duket se ka luajtur një rol, për të shtrënguar një numër të madh hebrenjsh që të largoheshin përmes Detit të Zi, drejt një shteti më miqësor – Perandoria Khazare e sunduar prej turqve, me popullsitë e saj të mëdha sllave dhe të tjera.

Disa analiza të gjuhës jidishe sugjerojnë se ajo ka qenë fillimisht një gjuhë sllave, dhe Dr. Elhaik si dhe të tjerë besojnë që ajo u zhvillua, ndoshta në shekujt 8 dhe 9, nga tregtarë hebrenj që bënin tregti përgjatë disa prej rrugëve të mëndafshit më në veri, që lidhnin Kinën me Europën.

Në vitet 730, Perandoria Khazare kishte nisur të konvertohej në judaizëm – dhe më shumë njerëz u konvertuan në këtë besim.

Por kur Perandoria Khazare pësoi rënien e saj rreth shekullit 11, një pjesë e popullsisë së hebrenjve pothuaj me siguri migroi në perëndim në Europën Qendrore. Atje, teksa tregtarët hebrenj që flisnin jidisht hynë në kontakt me popujt europiano-qendrorë, shpesh herë gjermanikë, dhe filluan të zëvendësojnë fjalët sllave në jidisht me një numër të madh fjalësh gjermanike, ndërkohë që ruajtën një pjesë të gramatikës fillestare sllave. Shumë prej fjalëve të hebrenjve duket se janë shtuar gjithashtu në këtë fazë.

Modelimi gjenetik i përdorur në këtë studim bazohej në të dhëna të ADN-së nga 367 hebrenj me origjinë Europiano veriore dhe lindore, dhe më shumë se 600 jo-hebrenj, kryesisht nga Europa dhe Azia perëndimore.

Dr. Elhaik thotë se është studimi më i madh i gjenomës që është kryer ndonjëherë mbi hebrenjtë Ashkenazë. Studimi i tij do të botohet në revistën shkencore britanike “Genome Biology and Evolution”.

Please follow and like us: