Albspirit

Media/News/Publishing

Rusi: Pas 12 vjet tek Donetsk, 70-vjeçari rumun, Mircea Lucescu, merr drejtimin e Zenitit

Mircea Lucescu Ish-trajneri rumun i Shakhtar Donetsk, Mircea Lucescu, do te drejtoje Zenit Saint-Pétersbourg per dy sezone, beri te ditur te marten klubi kater here kampion i Rusise. Mircea Lucescu (70 vjeç) do te zevendesoje portugezin Andre Villas-Boas, te cilit nuk iu rinovua kontrata. Zenit zuri vendin e trete ne kampionat, duke u privuar nga Liga e Kampioneve ne sezonin e ardhshem. Trajneri rumun dhe klubi nenshkruan nje kontrate per dy vjet, me opsion per nje vit suplementar, theksoi klubi. Lucescu mori drejtimin e Shakhtar Donetsk ne 2004. Nen drejtimin e tij, klubi ukrainas ka fituar 22 trofe, perfshire tete kampionate dhe Europa League ne 2009. Ai beri te ditur largimin nga Shakhtar ne fillim te javes, disa dite pasi arriti fitoren e fundit ne finalen e Kupes se Ukraines ndaj Zarya Lougansk.

Please follow and like us: