Serbi – Vuçiç mandatohet për formimin e qeverisë së re
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, deklaroi të hënën se kishte mandatuar Aleksandar Vuçiçin, i cili drejtoi koalicionin elektoral “Serbia drejt fitores”, për formimin e qeverisë së re.
Kreu i shtetit serb, Tomislav Nikoliç, njoftoi të hënën se kishte mandatuar Aleksandar Vuçiçin për formimin e qeverisë së re, pasi ky i fundit e bindi atë për zotërimin e mazhorancës së kërkuar parlamentare.
“Vuçiç ishte i vetmi që paraqiti një program lidhur me faktin sesi e konceptonte qeverinë dhe prioritetet, që ajo duhet të përmbushë”, u shpreh Nikoliç pas konsultimeve me përfaqësuesit e kësaj liste elektorale.
“Çdokush e dinte se Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiçit fitoi më shumë vende në Parlament dhe rezervon të drejtën të kërkojë mandatin për formimin e qeverisë”, theksoi Nikoliç.
“Kjo qeveri do të përballet me shumë sfida, përfshirë situatën në BE, krizën e emigrantëve dhe rritjen e partive të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën”, vijoi ai.