Albspirit

Media/News/Publishing

Shihte filma me “elektrik blu”

Një vajzë nga Britania e Madhe 29 vjeçe, Jessie Maegan, e përshkroi obsesionin e saj me filmat për të rritur si një varësi që i ka shkatërruar jetën. Historia e saj është shfaqur në mediat britanike, sipas të cilit Jessie ishte afruar fillimisht duke parë filma me pullë të kuqe duke u shtyrë nga i dashuri i saj.

Ai e kishte bindur atë që të shihnin së bashku video të filmave për të rritur në mënyrë që të bënin një ndryshim në jetën e tyre seksuale. Por diçka ndryshoi, kur ajo i dha fund lidhjes me të dashurin.

Jassie vuri re se ishte fiksuar shumë pas videove me pullë të kuqe saqë filloi të shpenzojë pjesën me të madhe të kohës gati tetë orë çdo natë para ekranit. Kjo varësi mesa duket i kushtoi shtrenjtë 28 vjeçares e cila pasi humbi miqtë e saj, mbeti edhe pa punë.

“Nuk kam ngrënë dhe fjetur si duhet dhe kjo bëri që në punë të isha pjesën më të madhe të kohës e lodhur dhe përgjumur. Por kulmi ishte kur një ditë më kishte zënë gjumi mbi tavolinën e punës. Kjo mu shpërblye me pushim nga puna. Miq nuk kisha më sepse gjithçka e kisha lënë pas dore pas kësaj varësie. Tani kam kërkuar ndihmë nga një shërbim konsulence në internet për të zhdukur nga vetja këtë obsesion”, tha 28 vjeçarja.

Gruaja e tregoi historinë e saj si një përpjekje për të ndihmuar njerëz të tjerë me të njëjtat probleme, pasi pranoi se kishte grumbulluar mbi 4,000 £ borxhe për blerjen e përmbajtjes së filmave me pullë të kuqe saqë kishte arritur deri në atë pikë ku mezi po përballonte pagesën e qerasë.

Please follow and like us: