Skandali/Rrogozhinë-Kavajë, kompania ndryshoi parmakët me lejen e ARRSH
Një tjetër skandal që u zbulua në emisionin ‘Opinion’ është edhe zëvendësimi në mënyre abuzive të parmakëve në rrugën ku humbën jetën dy fëmijëve.
Vetëm kompania e cila e kishte marrë përsipër të ndërtonte rrugën, pasi kishte fituar projektin, i kishte kërkuar Autoritetit të Rrugëve që të ndryshonte tipin e parmakëve, të cilat rezultojnë se janë të më të dobët se në projektin fillestar.
Në një letër që Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte dërguar bëhet e ditur kjo shkelje flagrante e sigurisë rrugore, çka tregon edhe njëherë për aferat skandaloze që kanë përfshirë rrugët shqiptare, ku nuk ka ditë që të mos ketë aksidente me pasojë humbje jetësh njerëzore.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=h-haBAYHpvM]TEMAT:
Please follow and like us: