Tërmeti në Maqedoni, më i fuqishmi i 100 viteve të fundit
Sipas sizmologëve tërmeti i të shtunës në Maqedoni, ka qenë më i fuqishmi në 100 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të observatorit sizmologjik të Shkupit, të shtunën ka pasur një seri të tërmeteve, prej të cilave, qytetarët i kanë ndjerë tre, ndërsa më i fuqishmi ka qenë 4.9 ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër në Malin e Plakenit, në Maqedoninë Jugperëndimore
“Kjo epiqendër karakterizohet me tërmete më të fuqishme në 100 vitet e fundit, që ishin 4.2 ballë, dhe në fakt tërmeti i ditës së shtunë ishte më i fuqishmi në 100 vitet e fundit në këtë rajon. Seri e tillë e tërmeteve zakonisht ndodhin 5 deri në 10 vite”, thonë sizmologët.
Sipas tyre, tërmetet në Maqedoni janë tektonike dhe nuk lidhen me sasinë e shiut që ra gjatë ditëve të kaluara, ndërsa ekspertët e tërmeteve thonë se nuk mundet saktë të parashikohet nëse do të ketë sërish tërmet.