Vajza e Johnny Depp, fytyra e re e parfumit Chanel
Marka Chanel ka përzgjedhur një fytyrë të re për të reklamuar parfumin e ri! Bëhet fjalë për vajzën e aktorit Johnny Depp, Lily Rose vetëm 16-vjeç.
Lajmin e bën publik Lily, e cila postoi në Instagram një foto me një shishe parfum të Chanel, ndërsa shkruan: “Jam kaq e lumtur t`ju lajmëroj që unë jam fytyra e re e parfumit të Chanel”.
Kjo nuk është hera e parë që 16-vjeçarja e famshme bashkëpunon me markën Chanel. Më 2015, ajo ishte imazhi i koleksionit të ri të syzeve. Pra zyrtarisht, Lily Rose i është bashkuar emrave të famshëm që kanë reklamuar aromat e reja nga Chanel, si Keira Knightley dhe Giselle Bundchen. Ajo po ashtu po ndjek gjurmët e nënës së saj Vanessa Paradis, e cila reklamoi parfumin e Chanel më 1991, dhe më pas buzëkuqin Rouge Coco në 2010.
Lily Rose duket se është kudo gjatë këtyre ditëve të fundit. Pritet edhe që në filmin e radhës ajo të aktrojë pranë babait Johnny Depp. Projekti quhet Yoga Hoses dhe është një horror komik. 16-vjeçarja po ashtu u shfaq edhe në Festivalin e Filmit në Kanë, për premierën e filmit The Dancer, që do të publikohet në Shtator.