Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – 11 të vrarë

Nga një sulm vetëvrasës kundër një makine me të punësuar në gjykatë, janë vrarë 11 vetë dhe plagosur 4 të tjerë. Sulmi ka ndodhur sot herët në mëngjes në perëndim të kryeqytetit Kabul.
Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme afgane, Najib Danish, tha se sulmuesi e kishte aktivizuar jelekun me eksploziv në trupin e tij derisa i ishte afruar makinës në rajonin Paghman.
Ndër të vrarët ka punonjës të gjykatës dhe civilë.
Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë militantët talibanë.
Please follow and like us: