BE: Lirimi i Savchenkos “lajm i mirë që është pritur gjatë”
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e ka lavdëruar Rusinë për lirimin e pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, duke thënë se po festohet së bashku me gjithë Ukrainëm.
“Nadia Savchenko është e lirë dhe është kthyer në Ukrainë. Lajm i mirë që është pritur gjatë, prandaj BE-ja feson së bashku me vendin e saj”, tha Mogherini në një shkrim në rrjetin Twitter.
Zonja Mogherini disa herë ka kërkuar nga Rusia lirimin e Savchenkos, prej se ajo ishte arrestuar në vitin 2014, duke tërhequr vërejtjen se ukrainasja ishte në rrezik për të vdekur për shkak të grevës së urisë.
Gjermania, po ashtu, e ka mirëpritur këmbimin e dy të burgosurve rusë me Savchenkon, e cila ishte burgosur lidhur me akuza për involvim në një sulm nga i cili ishin vrarë dy gazetarë rusë në pjesën lindore të Ukrianës.