Albspirit

Media/News/Publishing

Japonia shpreh indinjatë për vrasjen në Okinava


Kryeministri japonez Shinzo Abe i foli Presidentit amerikan Barack Obama për “ndjenjën e thellë të indinjatës” nga vendi i tij për rolin e një marinsi amerikan në vrasjen e një gruaje 20 vjeçare japoneze, pranë bazës ushtarake amerikane në Okinava.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj”, tha zoti Abe në një konferencë për shtyp pasi diskutoi ngjarjen me Presidentin Obama në një takim kokë më kokë me të para takimit të nivelit të lartë të Grupit të Shtatë vendeve më të pasura në Ise Shima.

“E gjithë Japonia është e shokuar nga ky incident i fundit”, tha ai.

Zoti Obama tha se shprehu “ngushëllimet tona më të sinqerta dhe keqardhjen më të thellë lidhur me incidentin e Okinavës”.

Dy udheqësit e diskutuan incidentin vetëm disa ditë pasi autoritetet japoneze arrestuan Kenneth Franklin Shinzatot, një ish-marins 32 vjeçar, që ata thonë se e pranoi se kishte vrarë Rina Shimabukuron dhe e kishte hedhur trupin e saj një zonë me pemë pranë bazës amerikane ku punonte.

Në diskutimet Obama-Abe, u fol gjithashtu edhe për rritjen e ngadaltë ekonomike në gjithë ekonomitë më të mëdha të botës dhe për vizitën e parë të Presidentit Obama në Hiroshima, ku Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e pare atomike në vitin 1945.

Please follow and like us: