Kërcënohet aktori: Po bëhemi si Turqia, po na censurojnë edhe fb-në
“Nuk do shumë inteligjencë të kuptosh që, kur njerzit urojnë me shpirt që të vdesë gjithë kabineti qeveritar, vendi nuk po qeveriset mirë.”, ishte ky statusi i aktorit Albano Bogdo, i cili me sa duket i ka hapur atij “probleme”. Menjëherë pas publikimit, aktori shprehet se i kanë ardhur paralajmërime. Sistemi i facebook i kërkon që ai të respektojë “Standartet e Komunitetit”. Pra me pak fjalë, po i “detyrojnë” që të mos merret më me këto punë sepse për ndryshe…
“Sa e çuditshme. Nje ditë pas statusit që bëra dje, me erdhi sot një paralajmerim nga FB, i cili më njoftonte se profili im do mbyllet, nqs nuk i respektoj edhe një hereë tjetër Standartet e Komunitetit. Dmth po behemi si Turqia. Po na censurojne edhe fb. Mesa duket, po më thonë me stil, që mos të merrem me këto punë, të them vetëm barsoleta në fb. Epo mire… po ju them një barsoletë….Ju betohem që ministrat shqiptarë nuk vjedhin.” – shkruan Albano në facebook.