Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi publikon formularët, presidenti ka ndryshuar mbiemrin

 

Pas Komsionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë Kuvendi i Shqipërisë ai që ka publikuar të gjithë formularët e personave dhe titullarëve të cilët votohen apo janë nën varësi të tij.

Mes 137 formularëve të publikuar është edhe ai i presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku rezulton se ky i fundit ka të deklaruar ndryshimin e mbiemrin nga Nishani në Mehmeti, me specifikimin se është vetëm në dokumentat e shkollës.

Këtë mbiemër, sipas vetë presidentit, ai e ka mbajtur për shkak të lidhjeve familjare me Omer Nishanin dhe për këtë arsye, gjatë regjimit komunist, mbiemri i tij ishte i padëshiruar.

Në këto kushte, ai ka vendosur të marrë mbiemrin Mehemeti, të cilin e ka ndryshuar pas rëniës së diktaturës.

Mes formularëve të publikuar është dhe ai i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi, e cila nga vet deklarimi i bërë prej saj rezulton të ketë ndryshuar emrin nga Lumturie në Lefterije.

Duket se dëshira e ndryshimit të emrave ka përfshirë dhe dy anëtarë të tjerë të KQZ-së, Klement Zgurin, i cili e ka ndryshuar emrin nga Klementin në Klement dhe Vera Shtjefnin, e cila më parë është quajtur Luçe.

Në formularët e publikuar është dhe ai i prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Ky i fundit ka vendosur gabimisht atësinë në vend të mbiemrit, duke ndryshuar gjeneralitetet nga Adriatik Llalla në Adriatik Xhemal.

Please follow and like us: