Lefteria e KQZ-së e ka pasur emrin Lumturi

E njohur fillimisht për opinionin publik si Lefterie Lleshi, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të ‘investigohet’ për arsyet e ndryshimit të emrit. Në momentin që funksionarët dhe zyrtarët publikë po akuzohen lidhur me emrat e ndryshuar dhe skenaret që fshihen pas tyre, gojët e liga thanë për citynews se vetë Lefteria ka ndryshuar emrin.
Para se të quhej Lefterie, mësohet se ajo e kishte emrin Lumturi. Një emër në fakt i këndshëm dhe që përcjell pozitivitet për këdo që e dëgjon. Por nuk dihet pse kryetares së KQZ-së nuk i ka pëlqyer ky emër, por ka preferuar t’a ndryshojë në Lefterie. Megjithëse sido që të quhet, Lefterie Luzi, Lefterie Lleshi apo Lumturi ajo do të mbahet mend si Kryetarja e “hekurt” e KQZ-së, e cila nga “frika” thërriste forcat security apo që nuk paraqiste transparencën për median në lidhje me formularin e dekriminalizimin./citynews