Albspirit

Media/News/Publishing

“Lolita” zhgënjehet nga “Heroi” i idealistëve; sulmon fëmijët e ministrave

LolitaFaqja në Facebook “Lolita” vijon në valën e ironisë së saj tradicionale.

Dy çështje dite e kanë shqetësuar sot “Lolitën”.

Së pari ajo i referohet rastit të protestuesit të Parkut të Liqenit Eljan Tanini, i cili sot u miklua nga bashkia e Tiranës, që i shpalli fitues një projekt.

“Në këtë vend të zhgënjen çdo gjë: të zhgënjen qeveria, të zhgënjen kryetari i bashkisë.. por më shumë të zhgënjejnë njerëzit në dukje idealistë, njerëzit që dikur ju ke besuar dhe i ke mbështetur!”, – shkruan tepër e indinjuar “Lolita”.

Por më pas “Lolita” e mbledh veten dhe hidhet në sulm.

“Sa inat këta fëmijët e pasur e të llastuar të ministrave, s’do ta dinë kurrë çdo të thotë të të hapet këpuca në mes të rrugës në ditë me shi, as kënaqësinë e të marrit të provimeve vetë, as ekonomisjen e 1 milekshit (700 lek makjto + 300 lek cigare)”, shkruan faqja në formë revanshi.

Please follow and like us: