Albspirit

Media/News/Publishing

Një 17-vjeçare nga Cërriku, e dyta në botë për shpikjen e “dorës robot”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=JlaUTnz5fW0]

Një 17 vjeçare nga Cërriku është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve me shpikjen e “Dorës Robot”. Esli Belshi tregon per ABCNews si arriti të hyjë në rrugën e shkencës dhe mesazhi i saj për bashkëmoshatarët.

Një dorë që komandohet nga komanda zanore.

Ky ishte qëllimi i projektit të 17-vjeçarjes nga Cërriku, Esli Belshi, e cila zuri vendin e dytë në botë në konkursin ndërkombëtar të projekteve në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, zhvilluar në Qendrën “Gorge Brown” në Teksas, SHBA. 564 nxënës dhe 300 mësues prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës. Shqipëria u përfaqësua nga Esli Belshi nxënëse ne nje shkolle private në degën inxhinieri, me projektin “Një dorë robot”. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vleresua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroi asaj një bursë studimi. Demonstrimi fillestar ka qenë hapja dhe mbyllja e dorës me anë të komandës zanore. Më pas do të kalohet në komandimin e secilit gisht veçmas. Esli thote se këtë çmim ia dedikon gjyshit të saj, i cili e ka shtyrë në punën kërkimore. Esli përbën një shembull frymëzimi. Njëkohësisht ajo është vazhduese e gjeneratës së shkencëtarëve shqiptarë që tashmë kanë bërë emër në Amerikë dhe në mbarë botën.

Please follow and like us: