Albspirit

Media/News/Publishing

“Portokalli” tallet me Ramën për punësimin: Shtet legen, na shkatërruat, na çatë…

PortokalliEmisioni humoristik “Portokalli”, në “Top Channel”, ka thumbuar me satirën e tij sërish kryeministrin Rama. Kësaj here në qendër të humorit ishte diçitura që kryeministri po përdor rëndom në videot që po poston prej ditësh në rrjetet sociale: “A ka punë në zyrat e punës? Shikojeni këtë dëshmi”.

Këto video përmbajnë dëshmi të personave të ndryshëm, që kanë pranuar të bëhen pjesë e spoteve qeveritare, për t’i shkuar pas idesë së kryeministrit se “punë ka, por nuk ka profesionistë”.

Por shihni se çfarë thonë aktorët e “Portokalli” për nismën e Ramës, që synon të bindë shqiptarët se fajin që nuk gjejnë vende pune, e kanë vetë ata.

Video:

https://dailymotion.com/video/x4c1dzj?autoPlay=false

Please follow and like us: