Albspirit

Media/News/Publishing

Pushime falas në Karaibe, për personin që i ndihmon të dashurën

caraibe

Një burrë është i gatshëm që t’i ofrojë 6 muaj falas pushime në Karaibe, personit që do ta ndihmojë të dashurën e tij për t’u reabilituar, pas një aksidenti. Jeremie Tronet, 29 vjeç ka postuar në Facebook, një lajmrim se është i gatshëm që t’i paguaj një fizioterapisti pushimet në një prej vendeve më të mrekullueshme në botë, vetëm që të ndihmojë të dashurën e tij, e cila ka pësuar një aksident duke thyer kockën e femurit.

lajmerimi

I riu që drejton një biznes në Ishujt “Grenadines”, ka bërë apel se e dashura e tij pas një ndërhyrje ku i janë vendosur disa vida në kockë, ka nevojë për një fizioterapist që ta ndihmojë atë që të eci sërisht, një proces që mendohet se do të zgjasë diku tek 5-6 muaj. Ai është i gatshëm të marrë përsipër udhëtimin, qëndrimin dhe ushqimin, gjithashtu do të ofrojë për personin e interesuar leksione Kite-surfing dhe eskursione  në ishull. Për këtë qëllim ai ka vendour dhe një adresë e-maili, zoesurgery@gmail.com, ku mund të kontaktojnë të gjithë.

Please follow and like us: