Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Protesta kundër Trumpit u shndërrua në dhunë


Donald Trump

Në një tubim të kandidatit presidencial amerikan,Donald Trumpit, në Meksikën e Re, demonstruesit kanë hedhur fanela të përfshira nga zjarri, shishe plastike dhe artikuj të tjerë, kundër oficerëve të policisë, duke i lënduar disa prej tyre dhe duke përmbysur kontejnerë të mbeturinave dhe barrikada. Këtë situatë autoritetet e kanë cilësuar si “trazirë”.

Policia është përgjigjur duke hedhur sprej të specit dhe granata të tymit në masën e njerëzve afër qendrës ku mbahej tubimi.

Gjatë tubimit, zoti Trump, i cili është afër sigurimit të nominimit të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, është ndërprerë disa herë nga protestuesit, të cilët brohorisnin, mbanin parulla dhe u rezistonin përpjekjeve të policëve për t’i larguar.

Në parulla përfshihej edhe mbishkrimi “Trumpi është fashist” dhe “Ne kemi dëgjuar mjaft”, raporton AP.

Zoti Trump është përgjigjur në mënyrën e tij të zakonshme me të folur të zëshëm, duke i udhëzuar pjesëtarët e sigurisë që t’i largojnë protestuesit. Ai është tallur me aksionet e protestuesve duke u thënë atyre “shko në shtëpi te nëna”, raporton AP.

Please follow and like us: