Skandal në urbanët e Tiranës, një mashkull ngacmon vajzat nga pas
Kur udhëton në urban, mund të përballesh me lloj-lloj pamjesh, rasti më i keq mund edhe të biesh “pre” e njerëzve pa pikë respekti për veten dhe as për tjerët.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Wv0nQPMQF5U]Një ngjarje e tillë ka ndodhur para dy ditësh në urbanin Kombinat-Kinostudio, në Tiranë. Meqë urbani ka qenë i mbushur plot, një djalë diku rreth 20-vjeç, ka përfituar nga rasti duke ngacmuar seksualisht një pasagjere. Siç duket në video, ai bën veprime të turpshme dhe më pas ashtu i eksituar, i afrohet nga pas vajzës. Edhe pse djali aktron në mënyrë perfekte, duke bërë sikur nuk ka asgjë që s’shkon, ai nuk ka kaluar pa u vënë re nga të pranishmit, raporton “Jeta osh qef”. Kështu, pas disa sekondash, vajza e kupton dhe djali ndërron menjëherë vend duke u kthyer në anën tjetër për të gjetur një tjetër “viktimë”.