Albspirit

Media/News/Publishing

A do të rikthehet Fatos Nano?

A do të rikthehet Fatos Nano? Artur Zheji rrëfen telefonatën e një nate më parë me liderin historik të së majtës

 

artur-zheji-fatos-nano-edi-rama

360 grade.al – Sot të gjitha portalet kanë marrë në mënyrë të rrufeshme, komentin e Fatos Nanos per 360grade.al. Pyetja e parë është, a ishte vërtetë Fatos Nano autori i mesazhit? Pasiqë janë të shumta adresat fallco në Fb?

Zheji – Pyetja është e drejtë. Por mesazhi është origjinal. Mbrëmë, pak përpara mesnatës, në numrin e viberit tim, telefonoi ish kryetari i Partisë Socialiste. “E lexove komentin tim?” më pyeti ai. Duke qenë se nuk e kisha lexuar, mendova se po bënte shaka dhe ju përgjigja: “Jo! Nuk ka ndonjë koment tëndin poshtë shkrimit tim!” Por ai këmbënguli dhe më tha: “Hape portalin dhe shikoje!” dhe në të vërtetë komenti ishte aty. I plotë dhe në italisht.

360grade.al – Pse Fatos Nano, e ka shkruar mesazhin në gjuhën italiane?

Zheji – Nuk mund të përgjigjem me saktësi, por ndoshta ngaqë të dy ne, jemi njohës shumë të mirë të kësaj gjuhe. Ashtu si edhe Rama. Ndoshta si një vazhdim i një bashkëbisedimi të ndërprerë vite më parë, gjë që e kemi bërë shpesh herë në të kaluarën, për të ndruar atmosferë dhe tonalitet. Për të përçuar disa nuanca që italishtja i ka, si të thuash, të papërsëritshme. – Por ndoshta edhe sepse kur punoja në Radio Radicale e kam intervistuar shumë herë në italisht, në vitet 98′ – 99′. Ose, për hobby!

360grade.al – Nuk e mohoni pra, se keni qenë shumë mik me Fatos Nanon?

Zheji – Nuk më është dashur dhe as jam tunduar asnjëherë të mohoj miqtë apo ish miqtë. Dhe aq më tepër tju bëj keq atyre. Por ka dhe diçka që dua të shtoj, me rastin e kësaj interviste. Unë kam qenë më shumë se njëherë negociator, ndërmjet Ramës dhe Nanos, si mik i besuar i të dyve, në rastet e konflikteve, apo mos marrëveshjeve ndërmjet tyre.

360grade – Pse e keni bërë këtë?

Zheji – Sepse besoja te Rama, si shok dhe si një talent që mund të bënte gjëra të mëdha për Tiranën dhe për vendin. Por, gjykoja asokohe me pa të drejtë, se ishte Fatos Nano, që e mbante Edin, nën një presion më të lartë politik se sa duhej. Dhe, pra besoja se paqja dhe harmonia ndërmjet tyre, ishte në të mirë të punëve dhe të qeverisjes. Dhe pse është normale, që një mik i përbashkët, të gëzohet që keqkuptimet të lihen pas krahëve. Jeta është e shkurtër!

360grade.al – Pse thoni se besonit me pa të drejtë që ishte Fatos Nano, që i binte në qafë Ramës?

Zheji – Nuk thashë se i binte në qafë, por që e mbante nën presion më shumë se sa duhej. Si kryeministër dhe si kryetar i PS që ishte. Them sot, që mendoja me pa të drejtë, sepse arësyeja e debateve të tyre, nuk buronte nga ish kryeministri Nano. Unë nuk i njihja asokohe ambiciet politike të Ramës. Ambicie të cilat ai i kultivonte në fshehtësi absolute. Të paktën nga unë. Që e mbaja veten për një shok të ngushtë rinie.

Nuk besoja gjithashtu se kryeministri aktual Rama, polemikat me Nanon, i bënte për dy arësye: e para sepse e dinte që Fatosi, nuk ishte hakmarrës dhe e dyta, sepse kështu, ishte mënyra më e mirë për të fituar pikë te Ilir Meta, që atëherë ishte rivali “de facto” i Fatos Nanos në PS.

Rama e synonte aleancën me Ilir Metën në PS dhe rruga ishte, acarimi publik me Fatos Nanon dhe reklamimi se Ilir Meta, ishte kryeministri më i mirë socialist i të gjitha kohërave. Dhe, them se taktikisht ka vepruar si një politikan i sprovuar. Talent të cilin unë nuk e kam patur asnjëherë me sa duket. Pamvarsisht se kam ndejtur shumë afër me ta. Pa përjashtim.

360garde.al – Çmund të na thoni më shumë për këtë argument, në lidhje me marrëdhëniet, Meta, Rama, Nano?

Zheji – Ka kohë për një përgjigje më të plotë për këtë. Më duket se arësyeja e intervistës lidhej me komentin e Nanos. Çështja shtrohet, a do të futet sërish në politikë Fatos Nano apo jo?…

360garde.al – Ju si mendoni?

Zheji – Besoj koha do ta tregojë, nëse ky koment publik ishte, thjesht një miratim spontan dhe miqësor për shkrimin dhe thjesht një mesazh sfidues për Ramën, se Fatos Fano, si ish mik dhe epror i Ramës: “Nuk e ka frikë!”, apo diçka më tepër?! Të shohim!

postimi-i-fatos-Nano

 

 

 

Please follow and like us: