Afresku më i madh në Ballkan
Afresku më i madh në Ballkan, “Sjellësi i Pranverës” në qendër të Vlorës (foto)
Kohët e fundit, afresket murale janë ide tejet innovative për promovimin e vlerave natyrore e turistike, të cilat po përdoren shumë në vendet e zhvilluara.
“Sjellësi i Pranverës”, është titulli i afreskut gjigand (rreth 400 m2), më i madhi në Ballkan në djeninë tonë, realizuar në hyrje të shëtitores kryesore të qytetit të Vlorës.
Në qëndër të muralit qëndron specia e rrezikuar në mënyrë kritike e Kalit të Qyqes, i cili fluturon mbi këtë rajon duke shkrirë borën e bardhë dhe duke nxjerrë në dritë, qilimin plot ngjyra të qytetit të Vlorës si dhe duke simbolizuar larmine e elementëve turistik dhe natyrorë të qytetit.
Në kurrizin e kalit të qyqes qëndron qyqja, kjo për të trguar legjendën nga edhe erdhi emri i “Kalit të Qyqes”.
Ky afresk, i inaguruar në prag të sezonit turistik, u realizua nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe BSPB në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, nën mbështetjen mbreslënëse të Bashkisë Vlorë dhe banorëve të nderuar të ndërtesës ku u realizua punimi.