Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori, “fyt më fyt” me protestuesin që tentoi të prishë ceremoninë

Dy vjet pasi e gjithë bota e njohu si heroin që vrau terroristin islamik që sulmoi parlamentin kanadez, 59-vjeçari, Kevin Vickers, vjen sërish në vëmendjen e medias.
Edhe pse kësaj here jo me armë si ish-shef i sigurimit të parlamentit kanadez, Vickers shfaqet po aq luftarak dhe nën petkun e Ambasadorit kanadez në Irlandë.
Diplomati është përplasur me një protestues gjatë një ceremonie ushtarake në Irlandë në nder të 125 ushtarëve britanikë të vrarë në 1916 , teksa ky i fundit filloi të këndojë këngë fyese për të prishur ceremoninë.
Videoja tregon diplomatin e veshur me kostum dhe pardesy teksa e tërheq protestuesin me xhup të zi lëkure, duke e larguar nga vendi ku po mbahej ceremonia shtetërore, derisa ua dorëzon autoriteteve policore.
Policia irlandeze konfirmoi se një burrë rreth të 40-ave u arrestua rreth mesditës në stacionin Cabra Garda për veprën penale prishje të rendit publik.
Ai u dëgjua duke thirrur “kjo është një fyerje ‘në fillim të ceremonisë përkujtimore.

Please follow and like us: