Albspirit

Media/News/Publishing

Basha, gati për tryezë pa kushte

Basha gati për tryezë pa kushte

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur i gatshëm për një tryezë pa kushte me Kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për “Top Story”, Basha tha se selia blu është e hapur për dialog ndaj çdo lloj formati, por duhet një diskutim pa kushte.   “Kushti i vetëm është që diskutimi të jetë pa kushte. Duam propozime, jo kushte. Formatin le ta zgjedhin vetë, ne jemi të hapur për çdo format. Faktori ndërkombëtar po bën përpjekje për dialog. Unë shpreh bindjen time dhe gatishmërinë time dhe të PD për dialog, formatin le ta zgjedhin vetë. Ulet, s’ulet po bëhet obsesion. Për çfarë do ulet, kush është substanca. Jo të ulemi kot. Duhet të jepet sinjali që zgjedhjet të jenë të ndershme”, ka deklaruar Basha.

Please follow and like us: