Ben Blushi: “Ja ku i besoj Berishës se thotë të vërtetën”
Ben Blushi ka shfrytëzuar edhe seancën e sotme parlamentare për të dhënë shembuj për një refren që po thotë prej kohësh: që nuk ka ndryshim mes Saliut dhe Rilindjes. ‘Saliu iku. Unë kam 20 vjet që nuk e besoj atë, por një gjë ama ja besoj kur thotë që unë u largova po unë vazhdoj të qeveris, sepse asgjë nuk ka ndryshuar që prej largimit tim”.
Blushi e ka ilustruar këtë ide me shembujt që u dhanë në parlamentin e sotëm nga të dyja palët. “Ju u zutë edhe sot se kush ka më shumë kriminelë, se kush ka future më shumë të tillë në parlament” ju drejtua Blushi të dyja palëve duke theksuar edhe njëherë se “metoda e qeverisjes së Berishës vazhdon sot edhe pa Berishën”.
Please follow and like us: