Albspirit

Media/News/Publishing

Bimët mjekësore, Panariti: Mbulojmë 70 % të tregut në SHBA

edmond panaritiMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, u shpreh të enjten se bimët aromatike, mjekësore përbëjnë sektorin pararojë të eksporteve shqiptare.

I pranishëm në Kongresin Kombëtar të Industrisë së Bimëve Aromatike dhe Mjekësore, që zhvilloi punimet sot në Tiranë, kreu i Bujqësisë tha se sherebela “Made in Albania” zotëron një pjesë të rëndësishme të tregut amerikan dhe sfida është zgjerimi i këtyre eksporteve.

“Shqipëria mbulon 70 % të nevojave të tregut amerikan për sherebelë. Ndërsa bimët mjekësore shqiptare furnizojnë gjithashtu tregjet franceze, gjermane dhe italiane. Shqipëria sot konkurron tregun e eksporteve, me cilësinë e prodhimeve bujqësore. Ndaj duhet të certifikojmë bimët tona si endemike, si marka autentike shqiptare”- theksoi ministri Panariti.
Duke folur për masat rigoroze që ka ndërmarrë Ministria e Bujqësisë, për kontrollin, sigurinë dhe cilësinë e prodhimeve bujqësore, ministri u shpreh se analizat për ndotësit duhet të kryhen periodikisht dhe sistematikisht, me qëllim garantimin e cilësisë së këtyre produkteve.

Bimët mjekësore në Shqipëri rriten kryesisht në Malësi të Madhe, Shkodër, Skrapar, Elbasan, Korçë, Berat, Përmet dhe Durrës. Pjesa veriore e vendit është e njohur për prodhimin e sherebelës me cilësi të lartë, ndërkohë që pjesa qendrore dhe jugore e vendit është e specializuar në prodhimin e rigonit dhe timusit.

Please follow and like us: