Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Na ka munguar dhe na mungon qeveria e Shqipërisë

Blushi: Na ka munguar dhe na mungon qeveria e Shqipërisë

Deputeti socialist, Ben Blushi, ka thënë gjatë fjalës së tij në parlament se Shqipërisë i ka munguar dhe i mungon një qeveri. Ai u shpreh se vendit tonë nuk i mungojnë burimet natyrore, por një qeveri e aftë për ti menaxhuar. Blushi solli ndërmend Maqedoninë e cila ka krijuar kushte të favorshme për investitorët e huaj dhe kjo ka sjellë investime dhe punësime.

Maqedonia ka futur në punë 6 mijë punëtorë në punë për shkak të 14 zonave ekonomike. Nuk po marr vende të tjera, por Maqedoninë. Një kompani amerikane ka futur në punë 1 mijë vetë në vendin fqinj. Ca ndodh tek ne. Kryeministri i thotë një investitori të huaj “Patrik pse bëhesh si ne shqiptarët” . Kjo është dy herë përçmuese. Është përcmuese të jesh si ne ? Ne jemi si gjithë vendet e tjera. Pse duhet të përçmohemi.  Kjo është mënyra dhe standarti se si trajtohen në Shqipëri njerëz që vijnë me para për të investuar. Shqipërisë nuk i ka munguar dielli apo resurset, i ka munguar dhe i mungon qeveria”, tha Blushi në fjalën e tij”, tha Blushi gjatë fjalës së tij

Please follow and like us: