Albspirit

Media/News/Publishing

Disa banka europiane hyjnë në tregun iranian

Sipas njoftimeve të medias iraniane, të mërkurën, kryetari i Dhomës së Tregtisë të Teheranit Masoud Khansari u shpreh se dy banka austriake kanë filluar t’i japin biznesit ndërkombëtar iranian shërbimin e kreditit dhe disa banka zvicerane kanë krijuar lidhje me sistemin bankar të Iranit, por bankat kryesore europiane nuk kanë hyrë ende në tregun iranian.Deri tani, SHBA-ja nuk e ka lejuar Iranin të krijojë lidhje me sistemin financiar të tij apo të zhvillojë tregti ndërkombëtare me dollarë. Irani beson se pas heqjes së sanksioneve, SHBA-ja vazhdon të cënojë hapësirën financiare ndërkombëtare të Iranit, por pala amerikane e mohon këtë.

Please follow and like us: