Dorëshkrimi i frikshëm rreth ngritjes së islamizmit dhe rrezikimit të botës së krishterë
Një dorëshkrim i shkruar i tëri në latinisht, parashikonte ngritjen e islamizmit, ardhjen e Antikrishtit dhe Ditën e gjykimit
Derisa autori i këtij dorëshkrimi antik mbetet mister, kërkuesit shkencorë sot spekulojnë se ai mund të ishte shkruar nga një doktor mirë i edukuar, që i referohen si ‘Baptista’. Sipas njoftimeve nga “National Geographic”, “harta e ferrit” nga shekulli XV ishte shkruar në Lubek të Gjermanisë dhe aktualisht gjendet në Bibliotekën “Huntington” në San-Marino, Kaliforni. Dorëshkrimi i vjetër fillon me një hartë parashikuese, duke e përshkruar gjendjen e botës nga viti 639 deri në vitin 1514.
Ngritja e islamizmit
Autori i dorëshkrimit flet rreth ngritjes së islamizmit dhe si do ta rrezikojë kjo botën e krishterë. ‘Nuk ka sesi të mohohet se ky dorëshkrim është shumë antiislamik”, thotë Van Duzer, autor i librit “Apocalyptic Cartography”. Në një hartë tjetër, dorëshkrimi apokaliptik përshkruan “Shpatën e islamizmit” dhe sesi ajo e pushton Evropën, duke përparuar kah pjesa tjetër e botës. Ky dorëshkrim përmban pesë fjalë, të vendosura brenda një rrethi, i cili mendohet se simbolizon planetin tonë. Në shpatat që gjenden në këtë rreth shkruhen këto fjalë: “Ai korrigjon”, “Ai reformon”, “Ai shtyp” dhe “Në Romë”. Shpata e pestë është boshe. Përpos ngritjes së islamizmit, ky tekst përshkruan edhe ngjarjet e ardhjes së Antikrishtit. Aty thuhet se Antikrishti do t’i përdorë katër mënyra për t’i bindur njerëzit për ta pasuar: mashtrimin, dinakërinë, mizorinë dhe imitimin e Zotit. Më pas flitet për periudhën pasapokaliptike, me ligjin dhe flamurin e Krishtit, të vendosur në qendër të botës.
Distanca e parajsës, ferrit…
Është interesant fakti që autori i këtij dorëshkrimi aty ka përfshirë edhe distancën deri në Parajsë: 777 milje gjermane nga Lubeku deri në Jerusalem dhe 1000 milje tjera deri te skaji lindor i Tokës. Autori kishte llogaritur edhe perimetrin e Tokës dhe Ferrit, me 8,000, respektivisht 6,100 milje gjermane. Por, dorëshkrimi antik apokaliptik nuk flet vetëm për ngjarjet që do të duhej të kishin ndodhur shekuj më parë, por aty përfshihet edhe një listë e mjekësisë astrologjike dhe një tezë interesante rreth gjeografisë, e cila nga shkencë- tarët konsiderohet si e arritur e jashtëzakonshme, përpara kohës.