Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtori i Transporteve Lezhë “kërcënon” PD-në/ Do përgjigjeni sipas zakonit të malësorit

Drejtori i Transporteve Lezhë “kërcënon” PD-në/ Do përgjigjeni sipas zakonit të malësorit

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Qarkun e Lezhës, Ded Ndreca, ka “kërcënuar” Partinë Demokratike pas publikimit të emrit të tij nga selia blu si i inkriminuar. Në një prononcim për mediat, NDreca është shprehur se ata që e kanë akuzuar për ndryshim emri apo për precedentë penalë do të përgjigjen sipas zakonit të malësorit.

“Ato që më kanë përdor emrin do përgjigjen sipas zakonit unë jam malësor. Dikush do përgjigjet për ato që më ka akuzu dhe më ka fut emrin nëpër gazeta. Më kanë shqetësu familjen, njerëzit e mi të afërt, miqtë. Me thënë të drejtën u befasova kur pashë emrin tim aty pasi unë në jetën time nuk jam ndal nga asnjë polici Europe apo policia shqiptare dhe nuk kam qoftë 1 minutë të jem paraqit në polici. Ded Ndreca jam…me këtë emër kam lind e me këtë emër do vdes.” është shprehur Ndreca.
Më parë, Ded Ndreca ka qenë kreu i bashkisë së Mamurrasit në një mandat 4-vjeçar, ndërsa që nga viti 2013-të ushtron detyrën e Drejtorit të Shërbimit të Transportit Rrugor në Qarkun e Lezhës.

Please follow and like us: