Albspirit

Media/News/Publishing

Etna shpërthen me gjuhë të mëdha flakësh


Shpërthen përsëri Etna, vullkani më i lartë i Evropës. Gjatë natës, nga Etna dolën gjuhë të mëdha flakësh.

Etna, 3300 metra e lartë, është vullkani më aktiv i kontinentit, që shpërthen disa herë gjatë vitit.

Qindra mijëra turistë nga gjithë bota shkojnë në Sicili për të parë krateret e Etnës. Por vetëm pak janë me fat që të jenë të pranishëm për të parë nga afër aktivitetet vullkanike.

Shpërthimi i tanishëm nuk shkaktoi ndonjë ndërprerje të aeroportit të Katanias aty pranë, pasi sasia e hirit të lëshuar ishte e vogël. Mali Etna mendohet të ketë historinë më të vjetër të dokumentuar, të shpërthimeve se sa çdo vullkan tjetër në botë.

Për herë të parë shpërthimi i tij vullkanik, është regjistruar në vitin 425 para erës sonë. Hera e fundit që zonat përreth janë rrezikuar ka qënë në vitin 1992, kur llava iu afrua deri në 850 metra zonave të banuara.

Please follow and like us: