Gallup: Kosova vendi më mbështetës i SHBA
Kosova udhëheq në rajon – dhe në botë – sa i përket mbështetjes ndaj SHBA-ve, për vitin e dytë me radhë, me 85 % të të anketuarve që e miratojnë lidershipin amerikan.
Raporti për lidershipin amerikan i Gallupit për vitin 2016 prezanton hulumtimin për miratimin e 132 shteteve dhe vendeve në botë, ku Gallupi ka bërë anketa në vitin 2015.
Raporti përfshinë të dhëna të hollësishme nga 132 vende, përfshirë dallimet në miratimin e shteteve nga viti 2014 në vitin 2015.
SHBA mblodhi përkrahjen më të madhe në 15 shtete në vitin 2015, përfshirë shumë vende në Bashkimin Evropian dhe aleatë të rëndësishëm, si Franca, Irlanda, Italia dhe Britania e Madhe.
Vetëm 1 % e rusëve miratuan lidershipin amerikan në vitin 2015 – që është vlerësimi më i ulët në botë për vitin e kaluar dhe gjithashtu vlerësimi më i ulët i matur nga Gallupi gjatë dekadës së kaluar.
Më poshtë është lista e vendeve që e përkrahën më së shumti, dhe më së paku lidershipin amerikan në vitin 2015:
Kosova: 85%, Afganistani 46%, Kroacia 45%, Gjeorgjia 44%, Azerbajxhani 43%, Armenia 42%, Moldavia 39%, Maqedonia 38%, Turkmenistani 38%, Ukraina 35%, Taxhikistani 32%, Mali i Zi 29%, Kirgistani 27%, Bosnja 26%, Uzbekistani 23%, Pakistani 20%, Serbia 16%, Bjellorusia 9%, Kazakistani 8%, Rusia 1%.