Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarja Kozeta Turishta dhe stilisti Nazim Saliu,të ftuar në “Good Morning America” Connecticut Style”

1 Good morning
Teresa Dufour dhe Ryan Kristafer, në emisionin e mëngjesit – “Good Morning America” “ Connecticut Style” të Televizionit WTNH News 8, në Connecticut, ka surprizuar shikuesit e tyre amerikan, me dy të ftuarit shqiptarë, të cilët kan folur mbi kulturën dhe traditën shqiptare, simbolet e tyre, dhe krenarinë shqiptare, miqësinë mes popullit Shqiptarë dhe popullit Amerikan/
Beqir SINA, New York/
 
13240043_172486529819809_7895626736232104130_n.jpg
CONNECTICUT : Një gazetare ambicioze shqiptare, në SHBA, Kozeta Turishta, shkodrania, ish- spikere në Televizionin News24, dhe moderatore Top Chanell në Tiranë, së bashku me stilistin e njohur nga Kosova, në Rocky Hill, Nazim Saliu, i njohur gjithashtu si “Noli,” një stilist me renome, në Amerikë, i cili është duke jetuar një ëndërr në sallonin e tij Rocky Hill – Noli Hair Studio, rrëfejnë për mediet Amerikane, se ata janë shumë krenarë që janë shqiptarë.
Teresa Dufour dhe Ryan Kristafer, në emisionin e mëngjesit – “Good Morning America” “ Connecticut Style” të Televizionit WTNH News 8, në Connecticut, ka surprizuar shikuesit e tyre amerikan, me dy të ftuarit shqiptarë, të cilët kan folur mbi kulturën dhe traditën shqiptare, simbolet e tyre, dhe krenarinë shqiptare, miqësinë mes popullit Shqiptarë dhe popullit Amerikan.
Madje Turishta dhe Saliu, duke falenderuar Teresa Dufour dhe Ryan Kristafer, në emisionin e mëngjesit – “Good Morning America” “ Connecticut Style” për dhënien e rastit për të folur shqip, dhe për të treguar lidhjet e forta të shqiptarëve dhe amerikanëve, ata kan rrëfyer edhe ato se çfarë janë arsyet, sepse Shqiptarët, janë kaq shumë pro-amerikan, kur kujtojnë atë ç’kan bërë Presidenti Clinton dhe Hillary Clinton për Kosovën.
Gazetarja bukuroshe dhe stilisti i famshëm shqiptarë, kan deklaruar për televizionin amerikan TV 8, se sa shumë, ata ndihen krenarë që janë Shqiptar, njëri nga Kosova dhe tjetra nga Shqipëria.
Madje në një moment gjatë bisedës 5 minutshe, atyre, dy gazetarët amerikan Teresa Dufour dhe Ryan Kristafer, u kërkojnë dy mysafirëve të emisionit “Good Morning America” “ Connecticut Style”, të thonë edhe fjalën “Thank You”- “Faleminderit” në gjuhën shqipe, dhe të dy i përgjigjen pa hezitim, duke e shqiptuar atë qartë, dhe në fund para se të ndahen, që dy të këndojnë një këngë shqiptare, duke kënduar këngën “Xhamadani Vija – Vija”, me gazetarin amerikan.
Së fundmi gazetarja bukuroshe , Kozeta Tursihta,  ka postuar në profilin e saj Facebook, një fotografi me gazetarin amerikan Ryan Kristafer, e cila duhet jetë bërë në prapaskenën e studios së Televizionit TV 8, duke treguar me duar shqiponjën dy krenare, dhe duke i bashkangjitur fotos nënshkrimin: “ Një moment i jashtëzakonshëm me gazetarin amerikan duke bërë shqiponjë shqiptare”.
Stilisti i njohur Nazim Saliu, shkruan në statusin e tij në medien sociale Facebook, se mbas këtj takimi, :” Së shpejti ai do të jetë në një intervistë ekskluzive me gazetaren e dashur të ekraneve shqiptare Kozeta Turishta e cila, thotë Saliu, është bërë dhe kaq e dashur dhe për Komunitetin shqiptar këtu në Amerikë.”
 Intervista, sqaron stilisti shqiptar Nazim Saliu, është për karrierën e tij 31 vjecare në botën e artit, ku ai ka folur dhe për miqtë dhe, kolegë e tij.
163245.jpeg

10420070_10153705704612488_2211699690969577951_n.jpg

10469754_10152836495127488_7779176366771348884_n-e1422560392528.jpg

13239226_171762199892242_5414099663513401834_n.jpg

13239376_10207869399990222_7686183708326995376_n.jpg

13240092_1125774457487473_4849751913576083031_n.jpg

13263864_10207869399830218_2686745384658020678_n.jpg

13256306_171508413250954_1947842646536714465_n.jpg

13240092_1125774457487473_4849751913576083031_n.jpg

ct-style-385x.jpg

Tags: , , ,

– See more at: http://gazetadielli.com/gazetarja-kozeta-turishta-dhe-stilisti-nazim-saliute-ftuar-ne-good-morning-america-connecticut-style/#sthash.iQXiOOeZ.dpuf

Please follow and like us: