Albspirit

Media/News/Publishing

Historiku i familjes Prodani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(1820 – 1870)


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vasil Nikolla PRODANI

(1857 – 1932)

 

 

 

 

 

PARATHËNIE

Prodanët

 

 

 

Kam lindur në qytetin e Korçës në datën 09/09/1946. Prindërit e mi janë MIHAL PETRO PRODANI, babai dhe MARIANTHI DIONIS JANI (PRODANI) mamaja.

 

Babai ka lindur në PRODAN të rrethit KOLONJË, ndërsa mamaja në LEUSE të rrethit PËRMET.

 

Janë martuar në vitin 1930 në ERSEKË. Kanë lindur 5 fëmijë, 4 djem dhe një vajzë: VIKTORI, THOMAJ, ORESTI, ELVIRA DHE VIRONI.

 

Në vitin 1941 janë vendosur në qytetin e KORÇËS.

 

Shtëpia ku unë kam lindur ndodhet në Rrugën “Pandeli Cale”, Nr. 5.

 

Une shpesh ne familjen time tregoja ndonje ndodhi te hereshme te familjes.Keto ishin ruajtur ne kujtesen time ose nga tregimet qe benin prinderit,vellezerit dhe motra.

 

Para disa vjetesh, nje studiues francez me tregon per disa ngjarje historike,ku kishte mare pjese gjyshi PETRO NIKOLLA P RODANI.

 

Me lindi deshira dhe kureshtja per te kerkuar keto dokumenta, ku per-mendet pjesemarja e gjyshit dhe familjes PRODANI, duke shfrytezuar per kete qellim libra historike, shtypin e kohes dhe burime te tjera.

 

Qendrimi im larg familjes per 18 vjet dhe nderprerja e komunikimit me Kolonjen per aresyet qe dihen, kane ndikim negativ ne pasqyrimin sa me te plote te ketij historiku.

 

Shpresoj qe keto kujtime te kene me shume interes te lexohen e pasuro-hen me tej nga brezat e ardhshem te familjes.

 

 

 

 

VIRON MIHAL PRODANI

 

 

 

 

 

 

3

 

Prodanët

MBI VENDIN E ORIGJINES TE FAMILJES PRODANI.

 

PRODANI. Fshat ne rrethin e Kolonjes, 4 km larg ne juge-lindje te Ersekes.Ne vitin 1913 kishte 210 banore.Prodani vjen nga fjala sllave “∏podam-Me shit, me be tregeti”. ERSEKA. E vendosur ne pllajen e Kolonjes, 1030 m ne rreze te malit Gramoz (2534 m) . Ka qene nje nga katundet e Kolonjes, ku kalonte rruga e karvaneve nga Korça ne Leskovik, e me tej ne Konice e Janine te Greqise.

 

Ne fillim te shekullit XX, u ngriten nga vendasit disa dyqane,hane dhe po mernin sh-trirje aktivitetet artizanale,tregetia,sherbimet. Duke qene qendra e nenprefektures, ne te ishin vendosur edhe godinat zyrtare te saj, si te komunes,postes,xhandarmeri se,etj.

 

Deri ne vitim 1912, ketu kishte rreth 105 dyqane, hane e mullinj. Vete Erseka kishte 50 – 60 dyqane qe drejtoheshin nga tregtare, bakenj dhe zejtare kryesisht te ritit ortodoks.

 

Ne vitet 1900 – 1912 vellezerit Vangjeli, Petro N Prodani, Jorgji Konomi etj, mbanin leter kembim te rregullt dhe marrdhenie te ngushta ekonomike me firmat e medha tregtare korçare si: Ballauri, Turtulli, Fundo etj.

 

Ne vitet 20-30,ne Erseke u krijuan lagje te reja. Qytetaret me te hershem qe u vendosen ne Erseke dhe qe ushtronin zanate te ndryshme, si tregeti,nenpunesi, etj. Ishin familjet me mbiemer Kosho, Prodani,Koçoli, etj. qe erdhen nga Prodani Germenji, Areza,etj.

 

Keta ngriten shtepi,lokale pune, magazina,hane,dyqane e klube si dhe punishte per perpunimin e prodhimeve blektorale.

 

Ne fillim te viteve 20 tregetia ne Kolonje mori nje zhvillim te madh. Kjo beri te domosdoshme qe te gjithe tregtaret e kesaj nen prefekture te organizoheshin ne nje organizate te vetme. Keshtu me 20 mars 1923, te zgjedhur nga tregtaret me te mire u mblodhe ne Erseke dhe formuan Klubin Tregtar te Kolonjes. Klubi perpiloi “Kanonizmin e Klubit Tregtar” e cila kishte 51 nyje. Sipas nyjes 4 klubi drejtohet prej nje Pleqesie prej 8 vetash e perbere nga kryetari, sekretari, arketari dhe 5 keshillonjes. Ne mbledhjen e pergjithshme te dates 20 mars 1923, me zera te pergjithshem kryetar u zgjodh Petro N Prodani.

 

Familjet e Petro dhe Vasil Prodanit qe erdhen nga fshati Prodan ne fillim te shekul-lit XX, kane dhene nje kontribut shume te madh ne zhvillimin e qytetit te Ersekes jo vetem me ndertime por dhe me perhapjen e qytetarise,kultures,arsimit.

 

Pjesemarja e tyre ne shume ngjarje politike,shoqerore,fetare e administrative dhe shkollimi i femijeve te tyre ne shkollat dhe universitetet nga me te mirat te kohes, tregon per nivelin e larte te familjes Prodani.

 

Ja çfare shkruan ne librin e tij “ Arsimi ne Kolonje dhe Leskovik” z. Andon Stajo:

 

 

“ Nje pjese e mire e atyre qe erdhen ne Erseke, ishin me shkolle, jo vetem me
fillore por edhe me shkolle jashte vendit.Keta njerez me kulture dhe te zote ne
4 pune, i dhane rendesi kesaj qyteze te vogel.Po permend dy qe ishin me emer ne

 

Erseke, Petro Prodani dhe Mitre Arrezi, i pari tregetar dhe i dyti sahatçi.

 

Petro Prodani kishte kontradita me N/Prefektin e ri te Ersekes.Duke mos e duruar me dhe i prekur ne seder, shkon ne Tirane dhe takon Nene Mbretereshen.

 

Peti me zgjuaresi i thote asaj se N/Prefekti i Kolonjes eshte njeri i mire dhe shume i afte per ne nje Prefekture te madhe dhe jo ne Erseke.

 

Nene Mbreteresha bisedon me te birin,Mbretin Zog dhe ky e emeron ate Prefekt ne Gjirokaster.Pas disa kohesh, ish N/Prefekti vjen ne Erseke dhe shkon tek dy-qani i Petit, per te pire nje kafe.Me filxhan ne dore, drejtohet nga Peti me keto fjale;

 

– E ç’me bere z.Peti, ja Prefekt u bera.

 

Peti kthehu koken nga portreti i Naltmadhenise dhe duke e treguar ate me gisht, i kthen pergjigje;

 

-Ne vend te tij s’ke vajtur. A ike nga Erseka.

 

Une Mitro Arrezin e kam njohur personalisht dhe dua te shtoj nje moment perveç asaj qe permendet ne kete liber.

Ne Shkurt te vitit 1970,shkova ne Erseke per pune, nga Rresheni. Babaj me thote qe te takoj Mitre Arrezin,punon si orendreqes ne nje lokal ne qender te Ersekes.Eshte njeri i ditur dhe mik i familjes sone.Koha e qendrimit tim ne Erseke ishte 2-3 ore dhe une te gjithe kete kohe e kalova me Mitren, mbasi me bene pershtypje njohurite e tij dhe aftesia per ti treguar ato.Perveç te tjerave, po permend ate qe ka lidhje me emrin tim.Kur hyra ne dyqan u prezantova;

 

-“Me quajne Viron Prodani(theksi ne germen O),djali i Mihal Prodanit”. Ai mu pergjigj;

 

-Emri tend shqiptohet Viron( theksi ne germen i ).

 

-Greket emrin e poetit te madh anglez Bajron e shqiptojne Viron

 

Edhe pse kane kaluar 40vjet,nuk e kam haruar takimin dhe njohjen me Mitre Arrezin.

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

5

 

 

Prodanët

Kolonja dhe Permeti nga kane origjinen babaj dhe mamaja,si dhe Korça ku une kam lindur,jane krahina me tradita shume te mira dhe te njohura ne te gjithe Shqiperine. Mesazhi i Fan S.Nolit ne “Zgjidh e merr” per keto tre krahina eshte:

 

 

 

Do Ministra Kolonjarese mbeten burra me mend duan kudo te jene te pare ne mexhlis e ne Kuvend”.

 

“ Do te hash e te besh qejf sofra te shtruara si per mbret pasterti e per hismet

 

te tille gjen veç ne Permet”. “ Do per pune nje Korçar

  • ke bujq e ushtare

 

te gjithe vene bashke ne are koke e kembe s’kane te share”


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

6

 

PEMA GJENEALOGJIKE E FAMILJES PRODANI.

 

 

 

I L O 1600 – 1650

 

 

 

THANASI

 

 

 

VANGJEL

 

 

 

KRISTO

 

 

 

ARGJIRI

 

 

NIKOLLA

1820 – 1870

Prodanët

 

 

 

 

 

Disa persona me origjine nga fshati Prodan,filluan te formonin Pemen Gjenealogjike te familjeve te ketij fshati,por nuk e perfunduan.

 

I pari i familjes PRODANI sipas tyre eshte Iloja. Pema zbret poshte me pese breza deri tek Nikolla. Nga Nikolla Argjir Prodani, pema gjenealogjike eshte e plote me ndonje perjashtim te vogel.

 

 

 

7

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

8

NR. EMRI MBIEMRI ATËSIA MËMËSIA VITI VENDI
I LINDJES I LINDJES
1 Nikolla Prodani Argjir 1820 Prodan
2 Ana Prodani
3 Vasil Prodani Nikolla Ana 1857 Prodan
4 Dhimitri Prodani Nikolla Ana Prodan
5 Petro Prodani Nikolla Ana 1863 Prodan
6 * Prodani Nikolla Ana Prodan

 

* Nikolla dhe Ana kishin një vajzë për të cilën dime vetem ate qe ajo eshte martuar ne Shales,ne nje familje me mbiemrin NOTI. Pasardhes te kesaj familje ka ne qytetin e Korçes.

 

 

VASIL – ANASTASI PRODANI

 

NR. EMRI MBIEMRI ATËSIA MËMËSIA VITI I VENDI   I
LINDJES LINDJES
1 Vasil Prodani Nikola Ana 1857 Prodan
2 Anastasia Prodani Borovë
3 Rafail Prodani Vasil Anastasi 1893 Prodan
4 Ligor Prodani Vasil Anastasi 1898 Prodan
5 Llambi Prodani Vasil Anastasi 1905 Prodan
6 Dhoksi Prodani Vasil Anastasi 1902 Prodan
7 Elpiniqi Prodani Vasil Anastasi 1888 Prodan
1 Rafail Prodani Vasil Anastasi 1893 Prodani
2 Ollga Prodani Nikolla Aspasi 1898 Korçë
3 Olimbi Prodani Stefan Eftali 1900 Korçë
4 Dhori Prodani Rafail Ollga 1919 Korçë
5 Aliqi Prodani Rafail Ollga 1921 Korçë
6 Dhimitraq Prodani Rafail Ollga 1924 Ersekë
7 Viktor Prodani Rafail Olimbi 1931 Korçë
8 Ira Prodani Rafail Olimbi 1934 Korçë
9 Aleko Prodani Rafail Olimbi 1939 Korçë

 

DHIMITËR – PRODANI
NR. EMRI MBIEMRI ATËSIA MËMËSIA VITI VENDI
I LINDJES I LINDJES
1 Dhimitri Prodani Nikolla Ana Prodan
2 Prodani
3 Magdali Prodani Dhimitri Prodan
4 Perikli Prodani Dhimitri Prodan
5 Loni Prodani Dhimitri Prodan
6 Spiro Prodani Dhimitri Prodan
7 Themistokli Prodani Dhimitri Prodan

 

 

 

PETRO – ELENI PRODANI

 

 

 

 

NR. EMRI MBIEMRI ATËSIA MËMËSIA VITI VENDI
I LINDJES I LINDJES
1 Petro Prodani Nikolla Ana 1863 Prodan
2 Eleni Prodani Jani Zoica 1866 Korçë
3 Afroviti Prodani Petro Eleni 1890 Prodan
4 Sotiri Prodani Petro Eleni 1892 Prodan
5 Eftali Prodani Petro Eleni 1896 Prodan
6 Ilia Prodani Petro Eleni 1898 Prodan
7 Olimbi Prodani Petro Eleni 1900 Prodan
8 Mihal Prodani Petro Eleni 1902 Prodan
9 Kleoniqi Prodani Petro Eleni 1904 Prodan
10 Janaq Prodani Petro Eleni 1906 Prodan
11 Jorgo Prodani Petro Eleni 1910 Ersekë
12 Elefteri Prodani Petro Eleni 1913 Ersekë
Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

9

 

Prodanët NR. EMRI MBIEMRI ATËSIA MËMËSIA VITI I VENDI
LINDJES I LINDJES
1 Mihal Prodani Petro Eleni 1902 Prodan
2 Marianthi Prodani Dionis Urani 1912 Leuse
3 Viktor Prodani Mihal Marianthi 1931 Erseke
4 Thoma Prodani Mihal Marianthi 1934 Erseke
5 Oresti Prodani Mihal Marianthi 1936 Erseke
6 Elvira Prodani Mihal Marianthi 1941 Korçë
7 Viron Prodani Mihal Marianthi 1946 Korçë
NR. EMRI MBIEMRI ATËSIA MËMËSIA VITI I VENDI   I
LINDJES LINDJES
1 Jorgo Prodani Petro Eleni 1910 Prodan
2 Kostanca Prodani Pandeli Ollga 1922 Korçe
3 Ariana Prodani Jorgo Kostanca 1944 Korçe
4 Mimoza Prodani Jorgo Kostanca 1947 Berat
5 Emil Prodani Jorgo Kostanca 1955 Elbasan

 

 

10

 

PEMA GJENEALOGJIKE E FAMILJES

 

DIONIS – URANI  JANI

 

 

NR EMRI MBIEMRI ATËSIA MËMËSIA VITI VENDI
LINDJES LINDJES
1 Dionis Jani Jani Evgjeni 1883 Përmet
2 Urani Jani Lame Ana 1886 Përmet
3 Andromaqi Jani Dionis Urani 1908 Përmet
4 Grigor Jani Dionis Urani 1910 Përmet
5 Marianthi Jani Dionis Urani 1912 Përmet
6 Stiri Jani Dionis Urani 1914 Përmet
7 Anastasi Jani Dionis Urani 1916 Përmet
8 Arikli Jani Dionis Urani 1918 Përmet
Prodanët

 

 

 

  • Dionisi ushtronte aktivitet tregetar, perveç se ne Permet , ne Egjypt dhe Stamboll.

 

  • Grigori studjoi per ekonomi ne Itali.

 

  • Stiri studjoi ne shkollen tregtare te Vlores.

 

Para viteve 1944 kishin aktivitet tregtar ne qytetin e Korçes, ku hapen dy dyqane. Në vitin 1945, sekuestruar dhe tatuar me 2.750.000 fr ari.

 

Pas ketij viti jane vendosur ne Tirane,ku kane punuar si financiere ne ndermarje shteterore.

 

Te gjithe vajzat kane mbaruar ne Leuse,ciklin e ulet pesevjeçar.

 

 

 

 

 

 

 

 

11

 

Prodanët

Nga martesa e Petro Prodanit me Eleni Çanin lindën 10 fëmijë. Afroviti, Sotiri, Eftalia, Ilia, Olimbia, Mihali, Kleoniqi, Janaqi, Jorgji, Elefteria.

 

AFROVITI  1890-1964.

  • Afroviti – Pandeli Kacimbro

 

Krisanthi-Arta-Kulla-Ermioni-Nica-Spiraqi

 

  • Kristanthi – Foti Nikopullu Athinë.

 

Ivoni – Kleri

 

  • Arta – Kristo Karakaculi Janinë

 

  • Kulla – Jorgo Trëndafiliu Janinë

 

Ana

 

  • Ermioni – Vasiliu Dhimalika Janinë

 

Llambrinia

 

  • Nica – Telemak Zëri Athinë

 

Aki, Jano, Persa.

 

  • Spiraqi – Merin Janinë

 

Afroviti, Katerina


 

SOTIRI 1892-1906
EFTALIA 1896-1976
Eftalia – Angjeli Januliu.
Sotiri, Spiro, Nuli, Pandeliu, Frosa
Sotiri
Spiro – Marien
Eftalia, Vangjeli.
Nuli
Pandeliu – Stelën
Eftalia, Evangjelia
12 Frosa


Vasillaq, Qirjako

 

ILIA 1898-1927

 

OLIMBIA 1890 – 1976

  • Olimbia – Spiro Paskalin

 

Elpo, Vasilikulla, Kasianija, Anesti, Eftimia, Violeta, Elsa, Magarita.

 

  • Elpo – Niko Çene

 

Roza.

 

  • Vasilikulla – M.Gjuzi

 

Genci

 

  • Kasianija – Mihal Miho

 

Tanja, Mira, Albina, Iliri

 

  • Anesti- Lavdie Xhuvani

 

  • Eftimia – Spiro Papa

 

Klementi, Irena

 

  • Violeta – Alkesandër Paço

 

Hektori, Ariani

 

  • Elsa – Kico Mako

 

Piro, Florian

 

  • Margarita – Genci Balla

 

Bendisa, Hortenci

 

MIHALI 1902-1993

  • Mihali – Marianthi Janin

 

Viktori, Thomai, Oresti, Elvira, Vironi.

 

  • Viktori – Kostanca Kreshpanji

 

Elenica, Eda.

 

  • Elenica – Albert Dimçon

 

Ilvi, Ketrin

 

  • Eda – Romeo Kallajxhiu (SHBA New York)

 

Erioni, Gerti

 

  • Thomaj – Mimoza Raidhi

 

Petrika, Misheli

 

  • Petrika – Mirela Paicini (Kanada, Toronto).

 

Prodanët

 

 

Tomasi

13

 

 

Prodanët
  • Misheli – Majlinda Liko (Greqi)

 

Joana, Mikaela

 

  • Oresti – Tereza Priftin

 

Anila, Edin

 

  • Anila – Sparti Koroveshin

 

Aleksi, Kristi

 

  • Edi – Majlinda Pepellashi (SH.B.A. New York)

 

Deni

 

  • Elvira – Koço Kaçen

 

Mirela, Doloreza, Benisa.

 

  • Mirela – Vasillaq Kolçe

 

Roena, Meri

 

  • Roena – Sotiel Polena

 

Prisila Elvia

 

  • Doloreza – Sokol Malkën (SH.BA. New York)

 

Ivi, Erik

 

  • Benisa – Ylli Sulën

 

Aldeon, Redon

 

  • Vironi – Valentina Qirjo

 

Enri,Ridian

 

  • Enri – Alkida Sinin

 

Gregu.Kristof

 

  • Ridiani – Alda Vangjeli

 

Laird

 

KLEONIQI (1904-1976)

  • Kleoniqi – Lambro Bimbli

 

Gaqon

 

  • Gaqo – Zhulin

 

Zhani- Llambin

 

JANAQI (1908-1928)


 

 

 

 

 

14

 

JORGJI  (1910-1987)

  • Jorgji-Kostanca Calen

 

Ariana, Mimoza, Emili

 

  • Ariana – Hajdar Shtuni (Athinë)

 

Alfredi, Darjeni

 

  • Mimoza – Viktor Kabili (Tiranë)

 

Evisi, Andi

 

  • Emil-Elona (Athine)

 

Joana

 

ELEFTERIA (1913-1994)

 

  • Elefteria – Aristidh Zhusti

 

Pavlina, Tefta

 

  • Pavlina – Mina Prifti

 

Eda, Klinton, Danieli

 

  • Tefta – Besnik Xoxe

 

Kristi,Marin

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

15

 

Prodanët

Nikolla Argjir Prodani

 

Sipas burimeve të mara, familja e Nikollës mund të ketë ardhur nga Greqia dhe është vendosur në fshatin Prodan.

 

Reth 200 vjet e perpara mbiemrin e kemi patur Nikollau. Më vonë kanë mbajtur mbiemrin Prodani nga fshati ku banonin. Marrja e mbiemrit nga vendi ku banon

 

është e përhapur në zonat e jugut të Shqipërisë. Të gjithë fëmijët, nipërit e mbesat e tij e njihnin shumë mirë gjuhën greke. Këta kanë kryer shkollat e ulëta në fsha-trat greke si Çotil, Fjonat dhe më pas disa prej tyre në shkollat e mesme dhe të larta Janinë – Athinë.

 

Besimi është kristian – Ortodoks

 

Kjo familje shquhej për ushtrimin dhe ruajtjen e besimit kristian edhe pse në kushte të vështira të sundimit otoman dhe fesë myslimane. Në këtë periudhë kishin mos-marrëveshje të mëdha me bejlerët për arsye se këta kishin mbyllur kishat dhe nuk lejonin ortodoksët të kryenin ritet fetare.

 

Nikolla i shquar për besimin dhe kurajën, hapi kishën në Prodan me iniciativën e tij dhe banorët ortodoksë të kësaj zone filluan përsëri të ushtronin ritet fetare. Kisha e Prodanit quhej “Shën Ilia” dhe është ndërtuar në vitin 1643. Në kodër të fshatit ishte ndërtuar kisha e Shën Gjergjit.

 

Një ditë kur Nikolla kishte hipur në një pemë e rrethuan rojet çame që mbanin me vehte bejlerët dhe e vranë atë. Kjo është ngjarje e mesit të shekullit XIX-të.

 

Dhimitri N. Prodani

 

Ka patur pesë fëmijë, kater djem dhe një vajzë: Perikliu – Loni – Spiro – Magdali – The-mistokliu. Dhimitri fillimisht ka qëndruar në Prodan ndërsa fëmijët rinin në Ersekë tek Peti dhe Vasili të cilët i ndihmuan këta të emigronin në SH.B.A. Magdali ka patur ko-respondencë me babanë deri vonë në vitet 70’. Kjo dërgonte ndonjëherë edhe pako me veshje.

 

Këta kanë emigruar në SH.B.A. në fillim të viteve 1900.

 

Vasil N. Prodani

 

Ka lindur në Prodan në vitin 1857 dhe vdiq në dhjetor të vitit 1932. Vasili u martua me Anastasinë dhe lindën tre djem e një vajzë: Rafaili – Ligori – Llambi – Dhoksia.

 

Vasili ka marrë pjesë si delegat i Kolonjës në urimet për krijimin e Republikës Shqiptare.

 

Më 31 janar 1925 Asambleja Kombëtare miratoi krijimin e Republikës Shqiptare me Kryetar Republike Z. Ahmet Zogu. Gazeta “Koha” e Korçës më datën 14.02.1925 shkru-an: “Pardje, të mërkurën, u nis komisioni i Korçës për në Tiranë që t’i shfaqin Kryesisë së Republikës Shqiptare urimet dhe besnikërinë e popullit të këtij qarku.”

 

Në këtë komision nga Kolonja ishin dy përfaqësues ;Cile (Vasil) Prodani,Sejfullah Se-lenica.

 

 

Elpiniqi u martua me Themistokli Xhorxhi Boroven dhe emigruan ne Sent-Louis te
16 SHBA-se. Kishin 4 vajza: Urania, Athina, Sofia, Androniqi dhe 2 djemë, Xhorxhin dhe
Nikon. Xhorxhi u vra në Pearl Harbor1941

 

RAFAILI u martua me Ollga Moskon dhe pas vdekjes së saj me Olimbinë me të cilatka gjashtë fëmijë, katër djem dhe dy vajza: Dhori-Aliqi – Dhimitraqi – Viktori – Ira- Aleko. Rafaili mbaroi Universitetin për jurist në Athinë në vitin 1919. Ka punuar si jurist në Vlorë, Korçë etj. Si gjykatës, ky ka zhvilluar shumë gjyqe vendimet e të cilave janë shpallur në Gazetat e Korçës të asaj kohe. Gjatë aktivitetit të tij ai ka kryer disa funk-sione e detyra të rëndësishme si psh;

 

  • Ne vitin 1922 punon si gjyqtar paqtues ne Gjirokaster

 

Ne vitin 1923 emerohet antar i gjykates se shkalles se pare ne Vlore

 

  • Ne vitin 1925 emerohet si gjyqtar paqtues ne Korçe

 

  • Më 12.12.1925 në zgjedhjet e Këshillit Bashkiak të Korçës ishte kryetar i Komisionit Administrativ për numërimin e votave

 

  • Më 17.02.1925 është anëtar komisioni për të uruar në Tiranë krijimin e Re-publikës së Shqipërisë.

 

  • Me 10.11.1928 nga gjykatës i Korces u emërua inspektor i Ministrise Puneve te Brendeshme

 

  • Më 10.01.1929 ishte anëtar në Komisionin Hetues për të inspektuar të gjitha zyrat qeveritare.

 

  • Më 01.04.1929 emërohet Prokuror në Korçë. Ky emërim është shpallur në Gazetën e Korçës të datës 04.04.1929.

 

  • Më 13.04.1929 shpall konkursin për Noterë si Prokuror i Shtetit

 

  • Më 28.02.1931 shkon në Tiranë në krye të delegacionit të Kolonjës për të uruar Nënën Mbretëreshë për shpëtimin e jetës së L.M.T. Mbretit Zogut I-rë nga një atentat i kryer ndaj tij në Vjenë 20.02.1931.

 

Per te vendosur lidhjet me avokatet me te mire shqipetar ne vitet 30′ ishte e intere-suar edhe dhoma e avokateve te Vjenes. Ne pergjigje te kesaj kerkese, Ministria e Drejtesis me 23.10.1933 dergoi nje liste me emra te avokateve midis te cileve dhe te Rafail Prodanit.

 

Reformat ne sistemin e drejtesis kerkonin nje permiresim te legjislacionit. Me 1 nen-tor te vitit 1935, avokatet e Korçes ku bente pjese edhe Rafaili i derguan leter mbretit Zogu i pare per shqetesimin dhe permisimin ne sistemin e avokatis.

 

  • Me 12.04.1939 zgjidhet ne Asamblene Kushtetuese Kombetare.

 

  • Më 16.04.1939 zgjidhet delegat i dërgatës që i dorëzojnë Kurorën e Shq-ipërisë në Romë, Viktor Emanuelit të III-të.

 

  • Burgoset nga regjimi komunist në vitet 1946-1949.

 

Në kujtesën time, Rafaili ka mbetur si një burrë me aftësi të rralla oratorie dhe njohuri të mëdha në fushën juridike – politike. Edhe pse shihej me sy jo të mirë nga sistemi vinte gjithmonë me republikë dhe mbante bastun. Vinte shpesh në shtëpinë tonë dhe kishte dëshirë të bisedonte për situata politike ndërkombëtare.

Prodanët

 

 

17

 

Prodanët

LIGORI ka jetuar vazhdimisht në Ersekë

 

1- Në zgjedhjet për Asamblenë e Bashkisë Ersekë më 10.01.1929 zgjidhet anëtar i saj.

 

2-            Më 16.08.1928 në Komisionin e N/Prefekturës Kolonjë për zgjedhjet e

 

Dhomës së Deputetëve të Prefekturës Korçë.

 

3- Ka marrë pjesë me të ftuar të tjerë nga Erseka në dasmën e Mbretit Zogu i I-rë në Tiranë.

 

4- Me 17.07.1934 zgjidhet antar i Kuvendit te bashkise Erseke. I pari me 136 vota ndermjet 19 antareve konkurues.

 

5- Me 21.09.1942 perpilohet lista e funksionareve dhe parise te Kolonjes. Ligori ishte i pari ne parine e Kolonjes

 

LLAMBI ka emigruar në Australi. Atje është martuar dhe kaloi gjithë jetën e tij. ALIQIN do ta veçoj nga fëmijët e Rafailit, e cila jeton edhe sot në moshën 87 vjeçare.Ka një memorie të rrallë duke më treguar shume ngjarje që kanë të bëjnë me familjen Prodani të cilat i kam pasqyruar në këto kujtime.

 

ALEKOJA ka qenë një nga aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri. Është dekoruarme titullin “Artist i Merituar” dhe ka marrë dekoratën “Mjeshtër i Madh i Skenës dhe humorit”

 

Alekoja për arsye politike nuk lejohej të vazhdonte arsimin e lartë. Suksesi i tij në këtë fushë u arrit nga talenti dhe puna e palodhur që ai bënte për këtë profesion.

 

Ka qenë shumë i pasionuar mbas këtij profesioni derisa në vitin 2006 vdes në skenë duke debutuar në një shfaqje në moshën 67 vjeçare.

 

Petro Nikolla Prodani

Ka lindur në Prodan në vitin 1863 dhe vdiq në Ersekë në vitin 1933. Ka qenë një djalë i zgjuar, i shkathët dhe punë-tor. Në moshë të re e merr peng një çetë hajdutësh duke kërkuar një shumë të konsiderueshme të hollash si kusht për lirimin e tij. Peti një natë ju ikën atyre me zgjuarsi dhe mbërriti në Prodan. Në një kryqëzim, ai hedh kapelën në një rrugë dhe në tjetrën largohet. Gjatë gjithë jetës së tij ai ju përkushtua fuqizimit të ekonomisë dhe pjesëmar-rjes në jetën politike, shoqërore dhe fetare në Kolonjë e më tej për të cilat do t’i kushtoj një rëndësi të veçantë më poshtë.

Në vitin 1889 martohet me Eleni Canin.

 

 

 

 

 

18

 

Eleni Jani Çani

Ka lindur në vitin 1866 në Korçë dhe ka vdekur më 1956 po në Korçë.

 

Eleni jetonte në qytetin e Korçës dhe rridhte nga një familje me mbiemrin Çani. Eleni kishte dy vellezer,Rafailin dhe Ste-fanin.

 

Rafaili kishte per grua Anastasine. Keta kishin 14 femije.Nder keta dime emrat e nente femijeve; Ligori,Teli,Dhimitri,Krisant hi,Efigjeni,Jovani,Agllaia,Ndreko, Petro,

(kater te fundit kane emigruar ne SH.B.A.)

 

Stefani eshte martuar dy here,por nuk i dime emrat e grave. Ky kishte pese femije; Vangjeli,Violeta,Sotiraqi,Dhimitraqi,Gj ergji.

 

Nga pasardhësit e Elenit do veçoj:

 

Ligor Cani (Nipi) Pasi punoi tetë vjet rrobaqepës në Amerikë, në vitin 1923 vjen në Shqipëri dhe hap në Korçë një rrobaqepësi.

 

Për këtë aktivitet ai bën shumë reklama në Gazetën “Shqiptari i Amerikës”. Kur isha i vogël shkoja me mamanë për ta parë mbasi ai ishte i vjetër dhe i sëmurë.

 

Dhimitër Çani (nipi). Ka studiuar për skulptor në Akademinë Britanike të Romës. Në vitin 1934 ka fituar çmimin e parë në këtë Akademi. Dhimitrin unë e kam takuar disa herë në Tiranë në vitet 60’.

 

Vëllezërit Çani në Korçë, prodhonin bojë këpuce të cilën e tregtonin në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Reklama për këtë aktivitet është publikuar në Gazetën “Vatra”, Tiranë ne vitin 1934.

 

Eleni kur ishte vajzë vinte në Ersekë tek xhaxhai i saj,qe punonte ne N/Prefekturen Kolonje.

 

Peti me Elenin u njohën në Ersekë, u pëlqyen dhe u martuan. Peti e mori Elenin në Prodan. Fillimisht prindërit e saj nuk kishin dëshirë ta martonin. Kur ata shkuan ta kërkonin dhe ta merrnin vajzën e tyre në Prodan ajo iu përgjigj: “Unë nuk vij. Burrë desha, burrë mora”

 

Dashuria mes tyre ishte po aq e madhe sa lindën dhjetë fëmijë, pesë djem e pesë vajza.

Prodanët

 

 

 

Afroviti 1890-1964

 

U martua me Pandeli Kacimbron në Janinë Kanë gjashtë fëmijë, pesë vajza dhe një djalë. Krisanthi – Arta – Kulla – Ermioni –Nica – Spiraqi.

 

Pandeliu ishte me origjinë nga Borova. Familja e tij merrej me tregëtinë e kuajve-qeve deri në Rusi e Rumani. Pandeliu punonte si sekretar në dyqanet e Petit, kur u martua me Afrovitin në vitin 1914.

 

 

19

 

 

Prodanët

Sotiri 1892-1906

 

Vazhdonte shkollën greke me konvikt në fshatin Çotil (Kostur). Vdiq në moshë të re, 14 vjeç kur ishte akoma nxënës.

 

Eftalia 1896- 1976

 

U martua me Angjeli Janulin në Athinë. Kanë pesë fëmijë, katër djem dhe një vajzë. Sotiri – Spiro – Nuli – Pandeliu – Frosa. Angjeliu ishte nga fshati Liskaç (Greqi). Angjeliu kur u martua ishte ushtarak me gradën oficer. Gjatë karrierës së tij ushtarake u gradua me gradën gjeneral dhe jetonte ne Athinë.

 

Ilia 1898-1927

 

Arsimin e ulët dhe unik e ka kryer në shkollat greke në kufi me Kolonjën. Arsimin e mesëm e ka kryer në Shkollën Tregtare të Janinës. Ishte shumë i aftë për të punuar e drejtuar në fushën e tregtisë. Babai tregonte se kur ky vinte në Ersekë e punonte në dyqanet tona, aftësia e tij në drejtim të kulturës tregtare, reklamimit bënte që dyqaneve t’u ndrohej pamja shumë më mirë nga ato që ishin më parë.

Ilia zhvillonte tregeti në Selanik.. Ai i lutej të jatit, Pe-tit që të vendoseshin dhe të merreshin me tregëti në Selanik por ky nuk pranonte. Nga shkollimi që ka bërë ai zotëronte shumë mirë gjuhën greke dhe frënge.

 

Në vitin 1924 Ilia u sëmur nga militenca. Babai më ka treguar se ishte me shërbim ushtarak në Pustec fshat me minoritet maqedonas në kufi me Maqedoninë. Unë mendoj se ka shkuar vullnetarisht me forcat ush-tarake që mobilizoi Fan Noli kur rezoi Ahmet Zogun nga pushteti në qershor të vitit 1924. Militenca shkak-tohet kur konsumohet qumësht i pa zjerë.

 

 

Në kushtet ku ata fushonin ka marrë këtë sëmundje. Dy vjet me radhë doktorët e Kor-çës nuk i diktuan diagnozën. Kur shkoi në Janinë mjekët e konstatuan menjëherë por për dy vjet i pa kuruar kaloi në tuberkuloz. Këta i rekomanduan vetëm spitalet në Da-vos te Zvicrës. Ilia u shtrua për tu kuruar në spitalin Davos Plancit në Zvicër. Atje shkoi ta shikonte edhe xhaxhai i vet Vasili. Ilia u kurua për gjashtë muaj në një nga spitalet më të mira të Zvicër por sëmundja kishte avancuar shumë dhe me 14.10.1927 ndër-roi jetë në moshën 29 vjec. Ai është varrosur në Davos dhe ne nuk kemi ndonjë foto-grafi. Shpenzimet për këtë spital ishin 50-60 napolona ari në muaj.

 

Familja Prodani në gazetën e Korçës më datën 25/10/1927 boton një nekrologji për humbjen e djalit të tyre. Për të mësuar më shumë për Davosin kam lexuar në shtyp këtë përshkrim: “Davos, në majë të një kodre shumë piktoreske në Zvicër. Davos në 5000 m lartësi, i mbushur me dëborë, me ajrin të rrallë është një cep i vogël, i kënd-shëm diku nen “sqetull” të Alpeve. Davos çdo vit kthehet në vendin e grumbullimit më të madh të fuqive ekonomike e gjeopolitike të Planetit. Në resortin Alpin mblid-

 

20  het Forumi Ekonomik Botëror i Davosit.”

 

OLIMBIA 1900-1976

 

U martua me Spiro Paskalin. Kanë lindur shtatë vajza dhe një djalë, Elpo-Vasilikul-la- Kasianija-Eftimia-Violeta-Elsa-Margarita-Anesti. Sipas thënieve të babait kur Peti ishte internuar në Nartë të Vlorës njihet atje me Spiro Paskalin në atë kohë djalë i ri. Petit i pëlqeu Spiroja si djalë i sjellshëm, i pashëm dhe i propozoi për grua vajzën e tij Olimbinë i cili pranon dhe kështu u martuan. Spiroja rrjedh nga një shtresë e pasur qytetare me origjinë greke. Ka mbaruar shkollën tregtare në Korfuz të Greqisë. Pas përfundimit të shkollës ka qenë nëpunës në konsullatën greke në Vlorë deri ne detyrën zv/konsull. Gjatë viteve 1938-1944 ka punuar si kryetar i Dhomës së Tregtisë në Korçë. Olimbia ka mbaruar pese klase shkolle ne Erseke.

 

MIHALI 1902-1993

 

U martua me Marianthi Janin. Kanë lindur pesë fëmijë, katër djem dhe një vajzë. Viktori-Thomai-Oresti-Vironi-Elvira.

 

Mihali arsimin e ulët e ka kryer në shkollën e fshatrave greke në kufi me Kolonjën. Kështu ai njihte greqishten e vjeter dhe shume mire me shkrim e me goje greqishten e re. Ai mbante korrespodencë të rregullt me motrat në Athinë e Janinë sidomos me nipin e tij Spiraqin në Janinë. Spiraqi shkruante letra të gjata të cilat ishin mbushur me shumë dashuri.

 

Mihali studioi edhe dy vjet në Tregtaren e Janinës por e ndërpreu shkollën, mbasi Peti e ngarkoi të merrej me tregtinë dhe organizimin e punëve të shtëpisë.

 

Mallrat për tregëtim i blinin në Greqi, kryesisht në Janinë. Peti dhe Mihali bënin tregti-në më të madhe në Kolonjë. Peti kishte njohje me Dionis Janin, tregtar nga Leusa e Permetit. Ai i kërkoi Dionisit vajzën e tij Marianthin, për djalin Mihalin, i cili pranoi dhe kështu në 27/07/1930 , Mihali dhe Marian-

thi bënë ceremoninë e martesës. Mihali ishte agjent për shitjen e makinave qepëse ameri-kane “SINGER”. Gazeta “Shqiptari i Amerikës” më 09.06.1923 shkruan:

 

“Z.BORNE e Sh.A shitës të makinave “SINGER” lajmërojnë popullin e Korçës dhe qarkut që rihapën axhensinë e tyre në Korçë” . Po kësh-tu kjo shoqëri për të mësuar për të qepur, do të hapë kurse duke sjellë nga jashtë dy rro-baqepëse”.

 

Me vlerë janë dy fotografi që pasqyrojnë va-jzat dhe një modhistër e huaj që ndjekin këto kurse në Ersekë. Për të ilustruar dhe pasuruar këtë aspekt, po përmend një bashkëkohës, z. Koco Zheku i cili në librin e tij “Borova Mar-tire” kujton :”Në Borovë shumë familje prej ko-hësh kishin blerë makina qepëse “SINGER”. Kjo shoqëri hapte kurse rrobaqepësie ku mësonin vajzat e reja të fshatit për qepje dhe qëndisje.” Në Shqipëri kishte disa shoqëri detare për transportimin e udhëtarëve në vende të

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

21

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

22

ndryshme të botës sidomos në SH.B.A, Kanada. Një nga këto është dhe shoqëria Detare Amerikane “UNITED STATES LINES”. Kjo shoqëri dispononte vapore ekspres për në Amerikë dhe Kanada. Nisjet bëheshin nga HAVRA (Francë). Agjent i Përgjithshëm në Shqipëri ishte Z.Gaqi M.Opari. Shoqëria kishte agjent në nëntë qytete të Shqipërisë. Për qytetin e Ersekës agjent ishte Mihal Prodani. Në gazetën e Korçës në vitin 1935 kishte disa reklama të kësaj shoqërie.

 

Më 15/02/1940 N/Prefekti Kolonjë i jep të drejtë e blerjes, transportit dhe shitjes të 200 kv misër për popullin e këtij rrethi Z. Mihal Prodani dhe katër tregtarëve të tjerë. Kështu më 21.03.1940 Mihali merr shkresën nga N/Prefekti për të tërhequr në Korçë 50 kv miser.

 

Më 11.07.1941 Mihali është anëtar i Komisionit per inventarizimin e pasurise se N/ Prefektures.Ne fund te vitit 1941,familja largohet nga Erseka dhe vendoset në qytetin e Korçës. Këtu vazhdon të merrej me tregti ku gjeti mbështetjen e kunatit të vet Spiro Paskalit i cili në këtë kohë ishte kryetar i Dhomës së Tregtisë Korçë dhe të vëllezërve të mamasë Grigorit e Stires që merreshin me aktivitetet tregtar. Mallrat që tregtonim i merrnim në Durrës të cilat vinin nga Italia me çmime të lira. Aktivitetin tregtar e vazhdoi deri në vitin 1949.

 

Më 10/09/1949 në mbrëmje, punonjës të sigurimit të shtetit arrestojnë babanë për motive politike dhe e dërgojnë në kampin e Tepelenës ku qëndroi deri në 10.10.1950. Arrestimi behet me pretekstin se ishte filogrek dhe agjent i amerikanëve mbasi shiste makina qepëse amerikane Singer. Pas internimit punonte si punëtor ne ndermarjen e poçerise dhe më vonë ne ndermarjen ushqimore. Nga punët e rënda dhe me temperatura të larta u sëmur me pneumoni deri sa doli në K.E.M.P. Për këtë dua të përmendim doktor Skendin, drejtor i spitalit me të cilin kishim miqësi të hershme që e ndihmoi për të dale në K.E.M.P.

 

Viktori ,pasi kreu shërbimin ushtarak nuk vazhdoi shkollë. Ai ishte njëmekanik (tornitor) i talentuar të cilën e tregoi në të gjitha vendet ku punoi. Ai ishte i gjithanshëm në këtë drejtim,ose siç i thone fjalës “ç’i shef syri i bën dora”.

 

Për arsye politike Maqoja dhe Oresti nuk lejoheshin të kryenin studimet e larta ditën. Maqoja mbaroi Teknikumin e Fiskulturës dhe pas shumë vitesh me korrespodencë Institutin e Fiskulturës.

 

Maqoja,gjatë gjithë kohës ka punuar në Korçë arsimtar për fizkulturë. Përdisa vite ka luajtur footboll dhe ka qenë trajner i ekipit të “Skënderbeut.”

 

Orestit, pas përfundimit të shkollës Pedagogjike, i vjen telegram ngaMinistria e Arsimit për të vazhduar shkollën e lartë në Tiranë. Oresti u paraqit po nuk filloi. Vinte një ankesë nga Korça ku thuhej që ; “si ka mundësi të shkojë në shkollë të lartë djali i tregtarit Mihalit” dhe u kthye përsëri në Korçë. Pjesën më të madhe të kohës Oresti punoi si arsimtar në fshatra të ndryshme të rrethit të Korçës.

 

Duke mos bërë universitet Maqoja kreu shërbim ushtarak në Kukës( e dërguan në Kukës si vazhdim i përndjekjes politike) dhe më pas në Tiranë. Oresti e kreu shërbimin ushtarak në Tiranë.

 

Elvira, pasi mbaroi dy vjet gjimnaz vazhdoi shkollën Pedagogjike .Ka punuarvazhdimisht në arsimin parashkollor. Përveç kësaj Elvira është një rrobaqepëse shumë e mirë.

 

KLEONIQI 1904 -1976

 

U martua me LLambro Bimblin Kanë vetëm një djalë Gaqon.

 

Llambroja vinte nga familje të vjetra të qytetit të Korçës.Në vitin 1929 kishte hapur në Korçë restorantin “PALAS”. Në gazetat e Korçës ka disa reklama për këtë lokal.

 

JANAQI 1906-1928

 

Shkollën e ulët e ka bërë në fshatrat greke. Shkollën e mesme e mbaroi në Liceun ZOSIMEA të Janinës në vitin 1926. Kanë qenë bashkë në këtë lice me vëllain më të vogël Jorgjin. Zotëronte shumë mirë gjuhën greke dhe

frënge. Këta merreshin me sport, luanin futboll. Kemi një fotografi të kësaj periudhe ku Janaqi me Jorgon kanë dalë me ekipin e foot-bollit.

 

Kjo u bë shkak që ky të merrte një plevit. Për dy muaj dok-torët e Korçës nuk e konstatuan dhe më pas e dërguan në spitalet e Janinës. Nga shkaku i vonesës sëmundja ishte kthyer në pleurit dhe mjekët ia prenë shpresën. Megjithatë Peti e dërgoi në Athinë por qe e pamundur dhe pas 10 ditëve më 16.11.1928 ndërroi jetë në moshën 21 vjeçare. Kemi fotografinë e varrit të Janaqit me mbish-krimin: Janaq Prodani vdiq në klinikën e Shën Andreas në Kifisia (Athinë) më 16.11.1928 ditën e premte. Lindur 25.11.1907. Elenit vdekja e dy djemve të rinj brenda dy vjetëve i shkaktoi një dhembje të madhe. Nga të qarët e

 

shumtë ajo humbi dëgjimin. Pas disa kohe duke ndenjur në shtëpi ajo dëgjoi tik-taket e orës së madhe duke iu kthyer kështu dëgjimi.

 

Jorgji 1910-1987

U martua me Kostanca Calen. Kanë lindur tre fëmijë dy va-jza dhe një djalë. Ariana – Mimoza – Emili

 

Shkollën fillore e kreu në fshatrat greke përreth. Shkollën unike dhe gjimnazin e kreu në Janinë të Greqisë mbasi je-tonte këtu tek motra e vet Afroviti.

 

Ai studioi në Liceun ZOSIMEA, shkollë me emër të njo-hur në rajon. Gjimnazi ishte gjashtë vjeçar dhe studimet bëheshin në gjuhë greke, latine, frënge. Gjimnazin e për-fundoi në vitin 1928.

 

Nje deftese e leshuar nga gjimnazi ZOSIMEA, thote qe Gjergji(Jorgo) Prodani,i regjistruar me numer regjistri 205,ka mbaruar kater klase me noten e pergjitheshme

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

23

 

Prodanët

8 e 8/10( shume mire).

 

Për arsye të fatkeqësive që ndodhën në familje ai nuk shkoi këtë vit për të vazhduar studimet universitare në Athinë.

 

Më 27.08.1929 merr një raport mjekësor nga mjeku i Ersekës se nuk ka të meta tru-pore dhe sëmundje ngjitëse.

 

Më 28.08.1929 Zv. Prefekti i Kolonjës i lëshon një shkresë që është me sjellje të mira. Me keto e dokumenta te tjera, ai shkon ne Athine dhe rregjistrohet ne Universitetin Publik Kapodristiako te Athines ne 31/ 10/ 1929 me Nr. Ameze 1362 ne degen juri-dike.Studimet I perfundoi ne vitin 1934.

 

Po kete vite rregjistrohet per te vazhduar fakultetin e dyte per shkencat ekonomike politike.Mbaroi vitin e pare ne vitin 1935 dhe i nderpret ato per arsye ekonomike. Ne vitet 1936-1937 mbaroi shkollen e plotesimit te xhenios me graden aspirant. Kthehet ne Shqiperi dhe punon ne rrethe te ndryshme te Shqiperise si gjyqtar. Nga viti 1937 e deri ne vitin 1951 ka patur funksione te tjera si :

 

25.10.1939 figuron antar i keshillit te drejtesis prane gjykates te shkalles se pare ne Shkoder, perpara te cilit gjyqtaret e kesaj gjykate benin betimin ndaj mbretit peran-dor Viktor Emanueli.

 

1942-1943 Prokuror në Gjirokastër

 

1944-1946 Ndihmës Prokuror në Elbasan

 

1947-1951 Kryetar Gjykate në Berat ne Gjirokastër.

 

Më 18.04.1951 me Shkresën Nr 772 Ministria e Drejtësisë e njofton se “nuk mund të mereni me shërbim nga ky dikaster mbasi nuk jeni i përshtatshëm për sektorin e drejtësisë, për shkak të mbeturinave tuaja mikroborgjeze”.

 

Pas kësaj ai punoi si avokat dhe konsulent ligjor. Në shkollat ku ai ka studiuar ka për-vetësuar shumë mirë gjuhën greke, frënge dhe italiane.

Kostanca Cale, vajza e patriotit Pandeli Cale ka lindurnë Korçë në vitin 1922.Ka studiuar katër vjet në shkollën amerikane “KENEDI” në Korçë. Në vitin 1932 në shkollën e DAKOS” në Kavajë. U kthye përsëri në Korçë ku vazhdoi një vit anglisht dhe katër vjet në LICEUN FRANCEZ”.

 

Këtë vit mbush 87 vjet. Ka një memorje shumë të mirë dhe kujton ngjarje të hershme të familjeve Cale e Prodani.

 

 

ELEFTERIA 1913-1994

 

Kostanca Prodani

 

U martua me Aristidh Zhustin. (Cale) Kanë lindur dy vajza.

 

Palvina – Tefta.

 

 

Motra e Aristidhit Vanthija, ishte e martuar me N/Prefektin e Ersekës Z.Lame Nocka.
24 Ky bën propozimin për të martuar Aristidhin me Elefterinë. Në vitin 1937 u bë marte-
sa e tyre. Aristidhi, si trashëgimtar i Vangjel – Kostandin Zhapës një nga më të pasurit

 

në Greqi studioi në Athinë. Para çlirimit deri në vitin 1950 punoi si sekretar gjykate në Lushnjë, Kavajë etj. Pas këtij viti, për arsye politike punoi marangoz në Tiranë. Elefteria mbaroi në Ersekë pesë klasë në shkollën e vajzave me profesore Mila Gjokoreci.

 

Në vitin 1906 të dy vëllezërit, Vasil(Cilja) dhe Petroja (Peti) u vendosën në Ersekë. Për-para se të shkonin nga Prodani në Ersekë, të dy ndërtuan atje nga një shtëpi me dy kate me nga 20 dhoma. Në një gur të shtëpisë ishte gdhendur viti 1906 vit i ndërtimit të tyre.

 

Peti u mor me tregti, ndërtoi disa objekte si dyqane, magazina duke i dhënë një fizionomi më të plotë këtij qyteti të vogël. Ky zotëronte edhe 80 dylym tokë ku prod-honte artikuj bujqësore për prodhim bulmeti. Qilarët e shtëpisë përdoreshin për të mbajtur sasira të mëdha djathi, gjalpi etj. Për të mbajtur bujqësinë, blegtorinë dhe shtëpitë e mëdha kishin punësuar punëtorë nga Erseka dhe fashatrat perreth.Keta per punen që kryenin, përveç shperblimit që merrnin trajtoheshin mirë dhe me res-pekt nga familjet tona. Kështu: Vasili merrej me blegtorinë. Ai kur vinte në Korçë në shkollën Bujqësore, ku kishte nxënës nipin e vet dhe Maqoja ishte mësues, fliste më shumë dashuri e respekt për Petin e Cilen. Për të mbajtur shtëpinë ishte një vajzë Thomaidha (Tomja). Kur u martua Tomja, përveç të hollave, plaçkave i dhuruan edhe një makinë qepëse amerikane “SINGER” me të cilën qepte për të mbajtur familjen. Djali i saj Spiroja, moshatar me mua më tregon për respektin që kishte e jëma ndaj familjes tonë. Në fillim të shek. XX, ndërtuan në Ersekë Hanin e parë që u quajt “Hani i Ciles”. Ky han shërbente jo vetëm për banorët e zonës por edhe kalimtarët që vinin nga Greqia për në Ersekë e Korçë.

 

Kur nga Greqia kalonin për në Korçë personalitete të fesë etj, këta i prisnin, zbuku-ronin Ersekën dhe vendosnin parulla si “Mirë se vini në Ersekë…” etj.

 

Si anëtarë të këshillit Administrativ të n/prefekturës dhanë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e qytetit për ndërtimin e rrugëve, furnizimin me ujë të pi-jshëm, godina të ndryshme etj.

 

Me 25 janar 1920 zgjidhet antar i keshillit administrativ te nen prefektures Kolonje. Me 30 qershor 1928 zgidhet perseri antar i ketij keshilli.

 

  1. sh në vendimet e Këshillit Administrativ të N/Prefekturës Kolonjë Nr. 33, datë 15.02.1930 dhe vendimin Nr 40 , datë 19.03.1930 ku miratohen buxhetet e Komu-nave Bezhan e Barmash Z. Petro Prodani është anëtar i saj. Më 10.01.1929, gjykatësi i Ersekes si kryetar dhe Peti anëtar, administrojnë votat për zgjidhjen e Asamblesë së Bashkisë Ersekë. Përveç sa më lart Peti ka patur edhe detyrën e Drejtorit të Konviktit Ersekë që cilësohet në shkresat e mësipërme.

 

Të dy vëllezërit në vitin 1908 ndërtuan ne Erseke, Kishën e “Shën Gjergjit”, me fonde të mbledhura deri në SH.B.A. dhe lekët e tyre. Deri në këtë vit në Ersekënuk kishte kishë. Për të mbajtur ritet fetare këta sollën nga Rehova dy priftërinj. Shpenzimet për mbajtjen e kishës përballoheshin nga të dy vëllezërit. Familjet e Petit dhe Vasilit si të parat familje ortodokse në Ersekë dhanë një kontribut të madh në ruajtjen dhe zhvillimin e kristianizimit në këtë vend.

Ortodokset e Kolonjes kishin krijuar shoqerin e tyre para vitit 1909. Me 1 qershor

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

25

 

Prodanët

1909 perpiluan dhe shtypen kanonizmin e shoqeris. Ne nyjen 2 te kanonizmes thuhej se shoqeria do te ndertoje nje godine me 2 kate. Kati i pare do te sherbente si shkolle e komunitetit ortodoks dhe kati i 2-te per zyrat e Mitropolise.

 

Dokumentat per ngritejn e kesaj godine i dispononte Petro N Prodani gje qe verte-tohet nga vendimi nr 75, dt 12 prill 1923 i keshillit administrativ te nen prefektures se Kolonjes. Ky vendim ja kalon ne pronesi te Mitropolise ne Erseke edhe katin e 2-te te kesaj godine.

 

Pershkrimi i z. B. Pellegrini, ushtarak italian kur vizitoj Erseken rreth vitit1904 ku midis te tjerave thote qe “me tutje nje kishe ortodokse gati e re, me nje fare hiri arkitektonik” verteton per kohen e ngritjes te kishes se Shen Gjergjit nga te dy vellezerit, Petro dhe Vasilit ne vitin 1906.

 

Në gusht të vitit 1923, Fan S. Noli filloi një turne në disa qytete të Shqipërisë si Korçë, Gjirokastër, Përmet dhe Kolonjë. Më 22.08.1923 Fan Noli i shoqëruar nga disa depu-tetë shkoi në Ersekë. Për ta pritur atë kishte dalë parësia e Kolonjës. Fan Noli mbajti temën mbi Kuvendin Themeltar ku theksohej që “zgjedhjet të bëhen me votë të fshehtë”, “amnisti e përgjithshme për faje politike” etj.

 

Mbledhjen e kryesonte oshenari Sofron dhe fjalën e rastit e mbajti nga ballkoni i dyqanit të Petro Prodanit. Peti në këtë pritje, përveç se përfaqësonte parinë e Kolonjës në këto vite ishte edhe sekretar i Mitropolisë. Në gazetën “Koha”të Korçës më 1 Mars 1924 është një vendim i Gjykatës së Kishës Mitropolisë Kolonjë ku kryetar është Arqimandrit Pais J. Pashko dhe Sekretar Petro N. Prodani.

 

Ne perfundim te kongresit te 2-te te kishes ortodokse me 29 qeshor1929, Kryepesh-kopi Imzot Vissarioni ben disa vizita ne shqiperine e jugut. Me 11 gusht 1929 ai viz-itoi Erseken. Ne 12 gusht mban nje meshe madheshtore ne kidhen e Shen Gjergjit. Pas meshes Kryepeshkopi vajti ne shtepine e Petro Prodanit i cili shtroj nje dreke ku mernin pjese edhe te githe kleriket e kishave dhe pleqesite e katundeve te Kolonjes.

 

Petro Prodani ishte agjent në agjencinë e transportit të udhëtarëve“CUNARD


 

LINE”. Transporti bëhej me vaporë ekspres që niseshin nga Cherboure (Francë) në
New York dhe Kanada. Kjo agjenci me qendër në Tiranë kishte 5 filiale Bilisht, Pogra-
dec, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë. Në vitin 1933 gazeta “Besa” publikon disa reklama
për udhëtimet në këtë linjë.
Pas vitit 1923, Petroja ishte agjent per shitjen e makinave qepse amerikane Singer ne
nen prefekturen Kolonje.
Në korrik të vitit 1920, në Boston u krijua “Shoqëria Anonime Tregtare” me një fond
prej 100 mijë dollarë. Kryetar i shoqërisë ishte George Prifti konsull i shqipërisë në
SH.B.A. përfaqësues i kësaj shoqerie për Ersekën ishte Petro Prodani.
Familja Prodani ishte përkrahëse dhe pjesëmarrëse ne zhvillimet mod-
ernizuese të rendit politik në vendin tonë. Kështu:
Vasili ishte i pari ndër dy delegatët e Kolonjës për të uruar krijimin e Republikës Shq-
iptare në janar të vitit 1925.
Peti ishte në krye të delegatëve të Kolonjës që uruan krijimin e Mbretërisë Shqiptare
në shtator të vitit 1928.
26 Kisha e Shën Gjergjit u prish në vitin 1967 nga sistemi komunist. Ajo ishte ndërtu-
ar me gurë të gdhendur dhe me shumicën e tyre u ngritën shkallët e stadiumit të

 

qytetit.

 

Kur vdiq Vasili dhe Peti, ata janë varrosur në ambientin para kishës. Për të ndërtuar të dy varret, Rafaili dhe Ligori kanë marrë nga Selaniku (Greqi) një specialist mermeri i cili me tre punëtorë nga Erseka kanë ndërtuar varret e tyre. Pllakat e mermerit por edhe hekurat e zinxhirët janë sjellë nga Selaniku. Për këtë janë dy shkresa të N/

Prefekturës Kolonjë, ajo e datës 8 korrik 1933 dhe 14 Korrik 1933.

 

Ndërtimi i varreve me specialist nga Greqia dhe materiale të cilësisë së lartë shpjego-jnë qartë këtë fakt:

 

Në vitin 1967 kur u prish kisha, varret që ndodheshin atje nuk i prishnin dot punë-torët e komunales dhe për t’i prishur ato thirrën babanë nga Korça.

 

Babai kur u kthye nga Erseka, solli me vete eshtrat e Petit dhe Vasilit.

 

Në varrezat e Korçës janë në një vend eshtrat e Petit,Vasilit, Elenit, Marianithit dhe Mihalit.

 

 

Vizita e Princ Georgit, djali i Mbretit Konstadin të Greqisë në jug të Shqipërisë. Maj 1913

 

Lidhjet shpirtërore me Greqinë, si dhe pse ishin ato.

 

Gazeta “Liri e Shqipërisë”, më 22.04.1913 njofton se princi Georgi ndodhet në Selanik dhe do të niset për një vizitë 17 ditore në Manastir, Korçë, Përmet dhe Gjirokastër. Në fillim të muajit maj ai ishte në Korçë.

 

  1. R. Dorlhiac me tregon mua se nga të dhënat dokumentare princi Georg shkon edhe në Ersekë ku pritet nga Z. Petro Prodani.

 

Këtë e dëshmon edhe Aliqi. Ajo e ka dëgjuar nga bisedat në shtëpi kur ishte në moshë të rritur. Princin e kanë pritur me mitingje atje ku ka shkuar. Po kjo gazetë shkruan për mitingje në Korçë – Kolonjë ku përmendet midis të tjerëve edhe Petro Prodani.

 

Në fillim të vitit 1913 gazeta “Dielli” dhe “Liri e Shqipërisë” flet për Petin dhe të tjerë se duan që Korçë- Kolonja të jenë nën Greqinë. Është e vërtetë që Peti ka patur lidhje të forta shpirtërore me Greqinë por ajo që e shtynte në këtë drejtim ishte dëshira e tij dhe gjithë ortodoksëve që të çliroheshin nga sundimi otoman. Këtë shpresë dhe përkrahje ata e kanë patur nga Greqia e cila që në vitin 1823 u çlirua nga Turqia. Ruajtja e fesë kristiane ka qenë dëshira, përpjekjet, sakrificat edhe deri në vdekje e familjes Prodani dhe shumë familjeve të tjera ortodokse.

 

Pjesa me e madhe e ortodokseve te shqiperise juglindore, reth 200 mij vete ishin ne administrim te Kryepeshkopates se Ohrit ku perfshiheshin mitropolite e Kosturit, Ma-nastirit, Korçes, Elbasanit, Beratit, Durresit ku me i madhi ishte ai i Kosturit. Erseka ishte qender e Kajmekanit dhe nga pikpamje fetare perfshihej ne juridiksionin e peshko-pates se Kosturit. Mitropolite dhe Peshkopatat kishin vartesi te drejtpedrejte nga Patriarkale e Stambollit.

 

Peti që në vitin 1909 gjatë sundimit otoman kur përndiqej dhe diskriminohej nga Turqia ishte nën/kryetar Fanarit të Kosturit dhe kryetar i saj Dhespoti, autoriteti më i lartë i kishes në Greqi. Është tendencioze dhe dashakeqëse kur kjo gazetë 45fshatra në Ersekë me popullsi ortodokse i quan grekë.

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

27

 

Prodanët

Autoriteti dhe influenca e Petro Prodanit në Kolonjë ka qenë e madhe. Gazeta “Liri e Shqipërisë” duke u munduar të denigroje Petin, nxjerr në pah këtë autoritet. Në mitingun që organizoi Peti me të tjerë ajo thekson se këta mblodhën 15000 shpirt, të krishtertë e mysliman. Një delegacion i Korçës, ku pjesëtar ishte edhe Peti, shkoi ne

 

Selanik, ku takoi Venizellosin dhe i kërkuan atij mbështetje për tu çliruar nga barbaria shekullore otomane. Përveç kësaj të gjithë shkrimet fetare ishin në gjuhën greke. Me-sha në kishat mbahej në gjuhën greke. Kjo sepse gjatë pushtimit otoman nuk lejohej të flitej dhe të shkruej gjuha shqipe. Mesha në shqip në Korçë u mbajt në vitin 1921. U desh një kohë relativisht e gjatë që shkrimet dhe lutjet të bëhen në gjuhën shqipe. Ndërkohë, në Shqipëri krishterimi ka hyrë në vitin 300 pas lindjes së Krishtit. Shqip-tarët kanë qenë krishterë, ortodoks e katolikë deri në pushtimin e plotë të Shqip-tarëve nga Turqia në vitin 1470. Pak përpara dhe pas kësaj periudhe filloi fenomeni i kthimit të Shqiptarëve në fenë myslimane dhe deri në vitin 1912 kur Shqipëria fitoi pavarësinë nga Turqia, 75% e popullsisë ishte kthyer në fenë myslimane. Ndërrimi i fesë në pjesën më të madhe bëhej për interesa ekonomike. Turqia u jepte këtyre për shpërblim prona, ofiqe zyrtare e ushtarake. Krishterët që nuk e ndërruan fenë për shekuj me radhë (25% e tyre) treguan një karakter dhe qëndresë të fortë. Ata jo vetëm që nuk u tunduan nga pasuria dhe ofiqet por u përballën edhe me sakrifica, presione e ndëshkime.

Ben Blushi “Të jetosh në ishull” Faqe 23

 

“Islami është një kolere që ka 1000 vjet që përhapet me majën e shpatës.” Nga këta Kristianë, është edhe familja Prodani.

 

Fshati Prodan sipas të dhënave zyrtare të bashkisë të vitit 1913 del se i ka mbijetuar nderimit masiv të fesë.

 

Nga 210 banore gjithsej 30 janë myslimanë (14%) dhe 180 të krishterë(86%). Përveç të tjerave Peti kishte martuar në Athinë e Janinë dy vajza. Këta kishin 11 fëmijë 5 nipër e 6 mbesa të Petit. Fëmijët e tij dhe Vasilit kanë studiuar në shkollat dhe uni-versitetet më të mira të Greqisë. Tregtinë e zhvillonin me Greqinë. Mbi të gjitha poveçoj aktivitetin politik e fetar të Petit.

 

Në mars të vitit 1914 shkon në Durrës si delegat i Kolonjës për të uruar ardhjen e Princ Vidit që nuk është mirëpritur nga shteti Grek.

 

Në dhjetor të vitit 1918 Peti ishte ndër dy delegatet e Kolonjës për Krijimin e Qeverisë të Durrësit. Kur Greqia kishte pretendimet e saj mbi Shqipërinë.

 

Në qershor të vitit 1929 është delegat i vetëm i Kolonjës në kongresin e II të kishës Ortodokse në Korçë ku kisha ortodokse u shkëput përfundimisht nga Patriarkana e Stambollit. Greqia pranon këtë fakt jashtë dëshirës pas shtatë vjetëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

28

 

NGJARJET POLITIKE-SHOQËRORE E FETARE KU PETRO PRODANI KA MARE PJESE

 

OSE KA KONTRIBUAR.

 

  • DELEGAT I KOLONJES NE PRITJEN E PRINC VIDIT NE DURRES ,MARS 1914.

 

Në nëntor të vitit 1913, Fuqite e Medha pranuan propozimin e Mbretit Karol të Ru-manisë që Princ Wilhelm Vidi të marrë Fronin e Shqipërisë.

 

Më 22 janar 1914, Ismail Qemali hoqi dorë nga posti i Kryetarit të Qeverisë të Përkohshme.

 

Më 7 mars 1914 mbërriti në Durrës Wilhelm Vidi, Mbreti i Shqiptareve.

 

Gazeta “Ushtrimi i Krujës, që botohej në Durrës, në mars të vitit 1914 shkruan: “Prej shumë qyteteve dhe katundeve erdhën delegatë por na s’mundën t’ju mësojnë em-rat që t’i botojmë në këtë Nr. Shpresojmë, se do na lajmërojnë që t’i botojmë në Nr që vjen.”

 

Sipas burimeve gojore të sakta, në këtë pritje nga paria e Kolonjës ishin Zenel Abi-din Prodani, Nevrus Taci, Mehmet Novosela dhe Petro Prodani.

 

Kjo vërtetohet nga tre dokumente.

 

  1. Gazeta “KOHA “ e Korçës në 18.03.1914 shkruan:

 

Delegatët e Korçës në Durrës,Afës Ali, Mihal Grameno, Ali Frashëri, Xhafer Laurasi, Dr Nikolle Zografi, Ilia N.Kotta, Nikolle Ballamaçi, Dr. Zenel Ysen, Mehmet Zavalani, Sali A. Babani, Dhimitër Texha.

 

VO: Nuk është asnjë nga delegatët e Kolonjës.

 

  1. Gazeta “DIELLI: e Durrsit më 24.04.1914 shkruan:

 

“Përpara Mbretit shkruan delegatët e Korçës Dr. Nikollaq Zagrafi kryetar, Mihal Grameno, Afës Ali, Ali bej Frashëri, Xhaferr Luarasi, Ilia N. Kota, Nikoll Ballamaci, Sali Babani, Dr. Zenel Abidin dhe Lutfi Zavaleni.

 

VO: Me delegatët e Korçës që shkruan në pritje të veçantë prane Mbretit është Zenel Abidini i Kolonjës. Sqaroj se Dr. Zenel Abidin Prodani ka qenë me detyra në N/Prefek-turën e Kolonjës dhe Prefekturën e Korçës. Në vitet e mëvonshme ky ka punuar si Prefekt në qytetet më të mëdha të Shqipërisë si Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Tiranë etj.

  1. Gazeta e Korçës “KOHA” më 18.03.1914 shkruan midis të tjerave:

 

Tejshkrimi i Kolonjës për ne katundarë të Korçës.

 

“Gjithë Kolonjasit urojnë Korçën për shpëtim nga thonjtë e Greqisë…..rroftë Mbreti i nderuar…….”. Shkak për vonimin e kësaj detyre është mos pasja e tejshkrimit gjer dje, prandaj lusin ndjesë”.

 

Nga katundari i Kolonjës Zenel Abidin Prodani, Nevrus Taci, Mehmet Novosela, Petro Prodani.

 

VO: Kjo vonesë shpjegohet me faktin se këta pas pritjes së mbretit në Durrës janë kthyer në Korçë dhe kanë dorëzuar për publikim këtë shkrim.

 

Gazeta “KOHA” e Korçës drejtohet nga z. Mihal Grameno që ishte dhe ai në delegacio-nin e Korçës në Durrës.

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

29

 

Prodanët
  • DELEGAT I KOLONJES NE KONGRESIN E DELVINES KORRIK 1914

 

Përpara qeverisë së Princ Vidit doli detyra e madhe e shtrirjes së pushtetit në të gjitha krahinat e Shqipërisë.

 

Edhe pse qeveria Greke i dha urdhër Prefektit të Korfuzit në mars të vitit 1914 që të shkojë në Durrës të verë në dijeni Qeverine e Durrësit dhe K.N.K.( Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit) se do të tërheqë trupat nga Epiri i Veriut përsëri kishte pretendime për këtë krahinë të Shqipërisë.

 

Më 17 Maj përfaqësues të K.N.K shkuan në Korfuz dhe nënshkruan me përfaqësuesin e Greqisë z. Zografi një marrëveshje që u quajt “Protokolli i Korfuzit.” Më 23 qershor 1914 ky protokoll u firmos edhe nga qeveria e Durrësit. Më 6 korrik 1914 u hap në Delvinë Kongresi Pan-Epirot që ratifikoi, Protokollin e Korfuzit.

Kërkesat kryesore të këtij Protokolli ishin:

 

  • Krijimi i një krahine autonome”vorio-epiriote” në përbërje të shtetit Shqiptar.

 

  • Autonomi e plotë vetëqeverisëse.

 

  • Epiri i Veriut pjesë e shtetit shqiptar me kusht që 160.000 shqiptarë orto-doksë do gëzonin të drejta të veçanta.

 

Kërkesat e Greqisë mbeten vetem ne leter.Tri jave me vone ,greket e shpallen te pavlefeshme.

 

Meqenëse nuk ekzistonte parlamenti, u mblodh një Asamble Konstitucinale me anë përfaqësuesish e cila si rezidencë të seancave caktoi Delvinën, ku erdhen del-egatet e krahinave te ndryshme si te Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit,Pegonit, Leskovikut, Ersekës, Korçës,Himares,Sarandes,Delvines.

 

Nga Erseka ishin dy delegatë: Petro (Peti) Prodani dhe Dhimitër Papanastasi.

 

Vitin 1914 e ka pasqyruar me hollësi Kostandin Skënderi deputet i Korçës në librin “Lufta e Epirit të Veriut 1914.”

 

  • DELEGAT I KOLONJES NE KONGRESIN E DURRESIT (25 -27 dhjetor 1918)


 

Kur lufta e parë botërore po i ofrohej fundit, Shqipëria vazhdonte të ishte nën kon-trollin e forcave të huaja Italiane- Franceze-Serbe. Mbarimi i luftës kishte forcuar pozi-tat e Italisë e cila tashmë kishte trupat e saj në shumicën e trojeve Shqiptare.

 

Detyre e formimit të një qeverie kombëtare ishte shumë e ngutshme por ishte e vështirë të thirrej një kuvend i gjerë në kushtet e këtij pushtimi.

 

“Shqiptarëve u mungonin plotësisht të gjitha ç’duheshin për një organizim shtetëror.

 

Pa ndihmën e Italisë ishte pothuajse e papërfytyrueshme të arrihej…”Eqrem bej Vlora. Në këto kushte në Tetor të vitit 1918, Myfit Libohova i kërkoi Komandës italiane në Shqipëri të lejonte ngritjen e një qeverie shqiptare nën përkrahjen e Italisë. Këta deklaruan se nuk ishin për një qeveri por Komitet ose Këshill Kombëtar. Myfil Libo-hova me një komision shkoi në Itali dhe pas kthimit në Shqipëri thirrën Kongresin e

30  Durrësit i cili vazhdonte të ishte kryeqytet i Shqipërisë. Ai u mblodh nga data 25-27

 

dhjetor 1918 dhe shkoi më larg duke krijuar “Qeverinë e Përkohshme” me 14 anëtarë dhe kryeministër Turhan Pashë Përmetin. Kongresi ngriti delegacionin për Konfer-encën e Papës që do të mbahej në Paris.

 

E rëndësishme është se kongresi u shpreh për ruajtjen e Pavarësisë, tërësisë ter-ritoriale të shtetit shqiptarë dhe rishikimin e kufijve të Shqipërisë të vitit 1913 në favor të tij.

 

Në kongres morën pjesë 53 delegatë, të gjithë përfaqësues të cifligareve dhe borgjezise. Delegatët e Kolonjës ishin Abdulla Beu dhe Petro Prodani. Disponojnjë fotografi ku kanë dalë delegatët e kongresit .Anëtarët e qeverisë ishin burra të shquar për atë kohë. Preng Bib Doda, Sami Bej Vrioni, Luigj Bumçi, Mufit Bej Libohova, Dr. M. Turtulli, Mehmet Bej Konica, Luigj Gurakuqi, Mit’hat Bej Frashëri, Lef Nosi, Fejzi Alizoti, Mehdi bej Frashëri, Pjetër Poga, Mustafa Kruja.

Turhan Pashë Përmeti (kryetar).Ka patur nje aktivitet te gjere politik e dipllomatik.

 

  • Në Ministrinë e Jashtme të Turqisë 50 vjet

 

  • Ambasador në të gjitha kryeqytetet e Evropës. Në Rusi ka qëndruar 7 vjet dhe ishte mik personal i Carit.

 

  • Disa herë ministër në Stamboll.

 

  • Kryeministër në Qeverinë e Princ Vidit.

 

 

Disponoj nje faksimile te proçes-verbalit qe eshte mbajtur me daten 30.12.1918 nga Mehdi Frasheri, qe ben fjale per krijimin e Qeverise dhe qellimin e saj.

Prodanët

 

 

  • KONTRIBUTI NE NDERTIMIN E SHKOLLES INTERNANTE TË DJEMVE NE ERSEKE (1927)

 

Në vitin 1924 e deri në 1927 banorët e Ersekës i kishin kërkuar Ministrisë të Arsimit
për të hapur një shkollë me konvikt në Ersekë por nuk ju miratua. Në këto rrethana,
banorët kontribuan vetë duke dhuruar truallin dhe deri në muajin maj të vitit 1927
kur godina kishte mbaruar ishin shpenzuar 19.000 Fr.Ar dhe për pajisjet 21.000 Fr.Ar.
Gazete e Korçës ne datën 13/08/1927 shkruan: “Ne mes te një entuziazmi dhe i de-
hur nga gëzimi, populli i Kolonjës ka ardhur ne Erseke për te inauguruar hedhjen
e themeleve te shkollës Internate. Truallin prej 8 dynym e kane dhuruar z. Petro
Prodani dhe Sejfulla Maluka.”
Pas dy vjetëve një gazetar me inicialet K.Q. ne artikullin “Konvikti i Kolonjës”, shkru-
ante: “Është një godine e madhe dhe krejt moderne. Mund te them se vjen ne rad-
hën e pare te Konvikteve fillore te Shqipërisë.” Disponojmë fotografi te këtij konvikti.
Internati filloi vitin e pare ne vitin 1928 me pese Rende. Ne ketë shkolle kishte 40
nxënës ne Konvikt dhe 100 nxënës te tjerë te jashtëm. Ne shtator te vitit 1929 N/
Prefektura Kolonje i kërkonte Prefekturës Korçe dhe Oborrit Mbretëror qe te shtohen
edhe dy rente te tjera për ti ardhur ne ndihme me mire banoreve por edhe për te
konkurruar shkollat greke qe kishin shtate rente.
Kjo kërkese nuk u miratua. 31

 

Prodanët

Petro Prodani përveç dhurimit te truallit dhe ndihmës financiare ne ndërtimin dhe ecurinë e kësaj shkolle ka dhene nje kontribut te madh edhe për faktin se ai ishte drejtor i këtij Konvikti dhe anëtar i Këshillit Administrativ te N/Prefekturës Kolonje.

 

Ky Konvikt funksionoi deri ne vitin shkollor 1938-1939.

 

Mbi punën e mire dhe te ndershme qe ka bere Peti si Drejtor i Konviktit se bashku me te tjerët, tregon dhe ky fakt:

 

Ne prill te vitit 1928 një person dërgon një letër ne Ministrinë e Arsimit ku shkruhej për shpërdorimet e vjedhjet e fondeve për ndërtimin e shkollës Internate. Ministria e Arsimit dërgon ne Erseke një komision për te verifikuar këtë problem. Ky komision, pasi përfundoi kontrollin, paraqiti para Komisionit te Bashkise ku anëtare ishte dhe Vasil Prodani, një raport ku midis te tjerave thuhej: “Qe nga fillimi i kësaj pune e deri me sot çdo veprim ishte i rregullt bazuar ne dispozitat ligjore.

 

Ju japim sadisfaksion moral qe t’ju shtohet zelli për kompletimin e detyrës se shen-jte.”

 

  • URIMET PER L.M.TIJ MBRETIN E SHQIPTAREVE ZOG i I-re SHTATOR 1928


 

Kryetari i Asamblesë z. Pandeli Evangjeli, kërkon me date 30.08.1928 ne mbledhjen e Asamblesë shpalljen e Monarkisë me Ahmet Zogun Mbret te Shqiptareve nen emrin ZOG i I-re.

 

  1. P. Evangjeli para se te kërkonte shpalljen e Monarkisë ne Asamblenë Kushtetuese mori mbështetje nga disa personalitete te Prefekturës Korçe midis te tjerëve edhe ne Kolonje mbasi atje ishte zgjedhur deputet se bashku me z. Xhafer Ypi.

 

Gazeta e Korçës me 21.08.1928 ne artikullin: “Populli me një zë kërkon Monarki thuhet”:”Zgjedhësit e dyte te rrethit tone, i dërgojnë një apel Prefekturës ne lutje qe ajo ti transmetoje Asamblesë Konstituante ditën e çeljes si me poshtë:

 

“Ne zgjedhësit e dyte si përfaqësues te popullit te Korçës duke çmuar shërbimet e mëdha qe i ka sjelle Atdheut tone Shkëlqesia e Tij A. Zogu i lutemi Asamblesë Konsti-tuante te caktoje regjimin mbretëror”.

 

Në këtë ngjarje,Z. Petro Prodani pati nderin të ishte midis mbështetësve mbasi në komisionin e Kolonjës që shkoi për të uruar L. M. Zogun e I-rë menjëherë pas dy deputetëve Evangjeli e Ypi që ishin në Tirane, në radhë të parë nga banuesit në Kolonjë vjen Petro Prodani.

 

Më 04.09.1928 populli i Kolonjës u mblodh dhe vendosi dërgimin e një komisioni në Kryeqytet për t’i paraqitur L.M.T Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve urime të posaçme. Komisioni përbëhet nga: Pandeli Evangjeli (Deputet Kryetar i Dhomës Par-lamentit.), Xhafer Ypi (Deputet Ministër i Arsimit) Petro Prodani, Serefin Kristo, Salih Butka, Qamil Qyteza dhe Iljaz Tefik.

 

Në komisionin që ngriti Prefektura e Korçës në 15.09.1928 janë përfshirë midis të tjerëve edhe komisioni i N/Prefekturës Kolonje duke filluar nga Z.Petro Prodani e

32  në vazhdim.

 

Edhe fakti që komisioni i Kolonjës është mbledhur 11 ditë pranë komisionit të Prefek-turës Korçë tregon mbështetjen që kanë marë të dy deputetët fillimisht në Kolonjë. Për kuriozitet. Kur Peti shkoi në Tiranë, mori si dhuratë simbolike për L.M. Tij teneqeme djathë të prodhuar nga aktiviteti i tij.

 

  • KONGRESI II I KISHES ORTODOKSE AUTOQEFALE NE KORCE 16-29 QERSHOR 1929.

 

Nga data 16-29 qershor të vitit 1929,u mblodh në Korçë Kongresi II Kishës Ortodokse Autoqefale (K.O.A)

 

Në këtë Kongres morën pjesë 44 delegatë nga të gjithë qarqet e vendit. Erseka në këtë kongres u përfaqësua nga një delegat Z. Petro Prodani.

 

Një retrospektivë e shkurtër e Ortodoksisë.

 

Kur Perandoria Romake (në vitin 395) u nda në dy pjesë, në atë të Lindjes ose siç quhet ndryshe Perandoria Bizantine dhe atë të Perëndimit, Ilirët i u bashkangjitën Perandorisë Bizantine në suazën e së cilës qëndroi për gati 10 shekuj.

 

Në Stamboll është qendra e Kishës Ortodokse. Në shtator të vitit 1922 qeveria shq-iptare e asaj kohe thirri në Berat një kongres për të shpallur pavarësinë e Kishës Ortodokse shqiptare nga Patriarkana e Stambollit por nuk ja arriti qëllimit mbasi kjo e fundit nuk e njohu këtë.

 

Më 29/06/1929 Kongresi i II-të miratoi Statutin e Kishës,deklaroi Kishën Ortodokse të pavarur nga Patriarkane e Stambollit dhe në shërbimet liturgjike gjuha Shqipe zëvendësoi gjuhën greke.

 

Patriarkana e Stambollit pranoi Kishën Ortodokse Shqiptare si Kishe Autoqefale në 13 prill 1937.

 

Këtë kongres e kërkuan:

 

-Nevoja për organizimin e Kishës Ortodokse

 

– Parimet evropiane të ndërtimit të shtetit të ri në Shqipëri -Parimi i “Kishës së lirë në shtet të lirë.”

 

Për këtë arritje, rol të madh e të pa diskutueshëm ka luajtur vetë Mbreti Zogu i I-rë. Vetë L.M.T me një letër falënderoj dhe përgëzoj klerin Ortodoks që realizoi dëshirën e gjithë popullit dhe me një tjetër letër Kryeministrin e vendit.

 

Më datën 18 në mbrëmje,në sallën e kinema “LUX” N.M Mbreti dha një darkë mad-hështore për nder të kongresistëve. Mbretin në këtë ceremoni e përfaqësonin depu-tetë, i dërguari i posaçëm i Mbretit, koloneli italian Gilardi, konsujt e Italisë, Serbisë etj. Konsulli i Greqisë nuk mori pjesë me pretekstin se ishte i sëmurë.

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

33

 

Prodanët
  • MBI SHPRONESIMET QË I JANE BERE FAMILJES TONE NË PUSHTETIN POPULLOR.

 

Komiteti i fshatarëve të varfër në N/Prefekturën e Kolonjës me Vendimin Nr.1 datë

 

21.03.1946 shpronësoi 82.4 dylymë tokë të Z.Mihal Prodani, tregtar në Korçë, tokë të cilën e ka në periferi të qytetit Ersekë, fshatrat Rehovë e Prodan.

 

Vendimi thekson se shpronësimi është bërë për aresye se Z.M. Prodani merret me tregti dhe sipas informacioneve ka një kapital prej 13.000 fr shqiptare. Kapital me të cilin siguron jetesën familjare. Përveç kësaj posedon në qytetin Ersekë dhe Rehovë një numër të konsiderueshëm ndërtesa banimi e dyqane.

Arsyet e shpronësimit kanë qenë:

 

-Qëndrimi politik karshi Pushtetit Popullor jo i mirë. -Gjendje ekonomike e mirë

 

Spekulimi i tyre me popullin e këtij rrethi si tregtarë të dalluar (absurde – kontradik-tore-shënimi im).

 

-Gabimet janë bërë me spekulimin e popullit mbasi këta ushtronin tregëtinë më të madhe në rrethin tonë.

 

Në dokumentet e shpronësimit shënohet për disa objekte që janë të shkatërruara. Kjo ka ndodhur mbasi nga viti 1941 që erdhëm në Korçë e deri në vitin 1948, këto objekte ishin në mëshirën e fatit, të trajtuara keq e të pamirëmbajtura. Në fillim të vitit 60 disa nga këto objekte i prishën dhe babai jashtë dëshirës vinte në Ersekë, merrte disa materiale si llamarine të valëzuar etj të cilat i shisnim në pazarin e Korçës. Me rrëzimin e sistemit Komunist, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të pronave na njohin pronësinë e trojeve nën objekt se të gjitha shtëpitë, dyqanet, magazinat ishin prishur.

 

Gjithsej janë mbi 26.000 m2 truall. Mbi këto troje pas vitit 1945 janë ndërtuar Dega e Rendit, Shtëpia e Oficerit, Tregu, Gjykata, Prokuroria, Kopshti i Femijeve,Libraria, Farmacia, Klubi, Shtëpi banimi etj. Një pjesë janë rrugë, trotuare, lulishte. Troje të lira kanë mbetur shume pak.

 

  • HUATE E DHENA NGA PETRO PRODANI


 

Peti në vitin 1905-1915 ju kishte dhënë hua në monedha të ndryshme disa kolon-
jareve të cilët deri në vitin 1922-1933 nuk ja kishin kthyer. Këto monedha kryesisht
i kishin marë për të përballuar shpenzimet e emigrimit në SHBA etj. Në vitet 1922-
1933 Fletoret zyrtare dhe gazetat e Korçës kishin shpallur mbi 60 vendime gjyqësore
sipas të cilave këta persona duhet t’i kthenin Petit të hollat e mara ose pengun e
vendosur për to të cilat ishin tokë, dyqane, etj.
Vetëm për disa vendime gjyqi ishin këto vlera:
Lira otomane ari: 380, Lira turke ari: 250, Grosh ari:20 000, Lira angleze: 140,
Franga ari: 3360.
34 Për të krijuar një ide të vlerës të këtyre monedhave në këto vendime jepen kundra
vlerat në objekte pengu. Kështu: 104 Fr.Ari kishin peng 4 dylym tokë,

 

500 Dhrami me 1 arë, 60 lira turke 3 dyqane. Në një rast tjetër pengu ishte një shtëpi 4.7m gjeresi-6m lartësi,10 m gjatesi per 175 Napolona Ari ose 6 lira turke dhe 1450 grosh me 50m2 dhe 5 dynym are

 

 

  • DISA KUJTIME TE MOSHES SE VOGEL 3-14 vjeç

 

Në moshën 3 vjeçare në tetor- nëntor të vitit 1949 kur babai ishte në burgun e Korçës, më merr mamaja me vete për të takuar babanë.

 

Mbaj mënd që i kapur në hekurat e derës vjen babai si nga një errësirë. E dallova mbasi ai mbante edhe pak mustaqe.

 

Më kishin mësuar edhe për shaka që: -Pse e kanë mare babanë?

-Ka shkelur vijat e bardha në bulevard u përgjigjesha unë..

 

Meqenëse ishin tetë vetë në familje- Prindërit, 5 fëmijë nga 3-18 vjeç dhe gjyshja, shisnim në Pazar mallin që e kishte marë nga dyqanet dhe shtëpia në Ersekë mbasi të ardhurat financiare ishin vetëm të një dyqani të vogël ku tregtonte babai. Ne krye-sisht shisnim atlase, kordona, ruaza që ishin shumë të bukura. Një ditë pazari mamaja ishte e gëzuar mbasi kishte shitur plaçka me një vlerë 8000 lekë(e madhe në atë kohë). Disa artikuj nga frika se mos na i merrnin i kishim shpënë për të ruajtur në shtëpi të tjera.

 

Në moshën 7-8 vjeçare mbaj mend që shkoj me mamanë në një shtepi, në mbrëmje ku morëm disa plaçka. Po veçoj një aparat kinemaje, nje mobil një metër e lartë që kishte poshtë gramafon dhe lart një harpë me tela. Në mbrëmje vinim një çarçaf të bardhë dhe shikonin filma, pa zë. Kinemaja kishte një vend ku futeshin vizore prej xhami në të cilat ishin vizatuar përralla me ngjyra. Përrallat me ngjyra, të zmadhuara dilnin në çarçafin si ekran kinemaje. Një pjesë të plaçkave si atlase i mbanim të fshe-hura nën dysheme. Babai dhe Oresti, me mallrat që kishim benim çanta shkolle për fëmijë dhe kuti zbukurimi për nuse të cilat i shisnim.

 

Në vitin 1951 pasi babai kishte ardhur nga internimi, vjen një shkresë nga Komiteti Ekzekutiv që ne duhet të shkonim në një dhomë në lagjen Kullëiri (atje ba-nonin romët). Për fat të mirë ky urdhër nuk u zbatua. Ai që na ka ndihmuar në këto raste të vështira për familjen tonë ka qenë Pais Vodica (Pashko) në këtë kohë Kry-epeshkop i Kishës Autoqefale(Dhespot).

 

Paisi sa herë vinte në Korçë, kthehej në shtëpinë tonë. Si i vogël që isha, e prisja dhe kur hynte brenda i puthja dorën, prekja kapelën dhe bastunin e Dhespotit.

 

Gjyshja më mbante kur isha i vogël dhe sa herë që dilja pak nga shtëpia, dilte në porten e jashtme duke zgjatur kokën dhe më thërriste:”Roni ku je?”

 

Gjyshja, Eleni 6 muajt e fundit u paralizua. Më 22 shkurt 1956 ora 13:00 kur u ktheva nga shkolla (klasa e tretë )ajo sapo kishte vdekur. E kemi përjetuar shumë keq vdekjen e saj mbasi e donim shumë.

Prodanët

 

 

35

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

36

  • Po kujtoj edhe disa momente më të bukura të moshës së vogël.

 

Shtëpia ku banonim në Korçë ishte pronë e Praksithe Plumbit.

 

Praksitheja ishte një grua autoritare, e zgjuar dhe njohëse e mirë e pesë gjuhëve të huaja. Borisi, djali i saj luante në piano në mënyrë të shkëlqyer. Në vitet 50 ai ishte pianisti më i mirë i Shqipërisë. Çdo ditë luante në piano pjese shumë të bukura.

 

Mëngjesin e fillonte me një pjesë të mrekullueshme që kur u rita e mësova që quhej “Revolucioni” i Choppenit.

 

Në moshën 6-7 vjeçare, shkoja në derën e dhomës dhe këndoja. Meqenëse prapa derës varnin rroba si pallto, xhaketa etj, unë fillimisht fshihesha prapa tyre sikur ishte perdja e skenës, përshëndesja dhe pastaj filloja të këndoja. Kur kthehesha nga kop-shti. sa dilja në krye të rrugës filloja këngën dhe kur mberija në shtëpi ju thosha:”Më dëgjuat kur këndoja?’ Ata ma miratonin sikur të më kishin parë e dëgjuar. Mua më bëhej shumë qejfi. Nga kopshti mbaj mënd edukatoren Dhora. Më kane mbetur në kujtesë dhuratat që na bënin. Ato ishin të bukura, vinin nga Cekia. Një nga dhuratat ishte një trumbetë e lyer si me varak.

 

Në dimër binte shumë borë dhe ne luanim me ski ose rrëshqisnim në akull. Në verë luanim me top,ashikë, pulla etj. Në Korçe, korçarët këndonin shumë dhe bënin ser-enata. Ne të vegjlit imitonim të rriturit dhe dilnim duke kënduar nëpër rrugica afër shtëpisë.

 

Më 1 mars festonim ditën e verës. Një muaj para, shkonim në kodra përreth dhe mblidhnim degë të thata ,bar, etj. Në mbrëmje pasi i grumbullonim i vinim zjarrin. Në duar e qafë lidhnim penj me ngjyre, veroret. Bënim koleksione pullash dhe baste midis shokëve se kush të kishte pulla sa më shumë, të vjetra në vite dhe nga shtete të ralla. Arsimin fillor e kam kryer në shkollën “Ballamaci”. Mësuesja e klasës së parë quhej Meropi. Në këto vite pashë për herë të parë aeroplan kaciator, vinte nga Greqia dhe hidhte fletushka ku shante pushtetin tonë popullor. Në mbrëmjet e verës mblid-heshin para shtëpisë së Jovan Demos ku të rriturit tregonin histori të ndryshme sido-mos të librave të verdhë ( të ndaluar në atë kohë) të piratëve amerikanë Allen dhe Nat Pikerton.

 

Arsimin 7 vjeçar e kam kryer në shkollën “Koci Bako”. Përveç shokëve të lagjes vinin për të mësuar nxënës edhe nga fshatrat si Mborje, Dishnicë, Barç etj. Në verë shkonim në shtëpinë e tyre e luanim. Prindërit e tyre na prisnin shumë mirë dhe na jepnin për të ngrënë lloj-lloj frutash, djathë, mjaltë me hoje etj. Në qershor të vitit 1960 kur isha me provimet e klasës së shtatë në Korçë ra nje tërmet 6 ballë që shkaktoi shumë dëme.

 

Shtëpia ime ishte shumë afër kinema “Moravës”. Kinemanë e frekuentonin shumë pasi kishte filma vizatimore të bukura çekë, polak. Ditët e festave fetare cfaqeshin shumë filma për fëmijë me qëllim që të mos shikonin në kishë por ne preferonim këtë të fundit, kishën.

 

Të paharruara do të mbeten në kujtesë edhe dy aspekte të jetës në Korçë.

 

Së pari deri në vitin 1967 ritet fetare lejoheshin të kryheshin. Më të rëndësishmet

 

ishin Pashkët e Vogla dhe Krishtlindjet. Korça kishte 6 kisha ku më e madhja ishte Mitropolia.

 

Pashkët e vogla.

 

Ngjyheshin vezë të kuqe, blinim bukë me qiqra. Të vegjlit që në mëngjes shkonin për të bërë “këmbë të mbarë” në disa shtëpi. Dita e shtunë ore 24 shkonim të gjithë në kishë me qirijë të ndezur. Korça vezullonte nga mijra qirinj. Në këtë orë prifti thoshte:”Krishti u ngjall”.Të gjithë besimtarët një zëri përgjigjeshin “Vërtet u ngjall”. Ditën e djelë dilnim në bulevard dhe luanim me vezë. E trokisnin me njeri-tjetrin dhe kush e thyente fitonte vezën.

 

Krishtlindjet.

 

Në mbrëmjen e datës 24 dhjetor, fëmijët me çomage në dorë(çomage është prej druri që ka bishtat dhe kokë si cekiç e zbukuruar me vija – vija) dilnin nëpër rrugë dhe trokisnin në dyer të shtëpisë duke kënduar:

 

Isuj për ne ka lindur Ti bëjë mirë botës

………………………

 

Njerëzit hapnin derën, na përgëzonin dhe na jepnin arra, molle fiq etj.

 

Unë jam pagëzuar me emrin Viron nga Elpiniqi, gruaja e xhaxhait Grigorit. Emrin e dytë Romeo ma ka vënë Eftimia, vajza e teto Olimbisë.

 

Së dyti. Në muajin maj festoheshin karnavalet. Këtë ditë visheshim me rroba që tëbinin sa më shumë në sy, maskonim fytyrën dhe ndryshonim zërin. Bulevardi dhe rru-gicat gjallëroheshin nga mijëra vetë të veshur si karnavale duke krijuar një atmosferë shumë të bukur.

 

Kujtime të shkollës së mesme dhe universitetit (15-22 vjeç)

Prodanët

 

 

Shkollën e mesme e kam kryer në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” Si për të gjithë moshatarët
kjo është mosha më e bukur. Studioja normalisht pa krijuar ndonjë problem me më-
suesit. Në këto vite luanim shumë futboll.
Frekuentim të rregullt kishim në shfaqjet e kinemasë ku vinim me shokët e shoqet
e klasës.
Në atë kohë shkollat bënin 2-3 aktivitete me vallëzim në vit. Për të kompensuar këtë
mungesë shkonim në shtëpitë e shoqeve ose shokëve që kishin ditëlindjen ku val-
lëzonim deri vonë.
Korça është e njohur për xhirot në bulevard. Bënim xhiro me orë të tëra, bile edhe në
dimër korçarët nuk e linin pa bërë xhiron e darkës. Shtëpia ku mblidheshim djem e
vajza dhe vallëzonim e bënim humor deri vonë, ishte ajo e Petrika Konomit.Prinderit
e tij dhe gjyshi 100 vjeçar,Nasi që ishte shumë qejfli, nuk u mërzitën kurrë edhe pse
bënim ndonjë rrëmujë.
Në maturë kam marrë pjesë në një takim atletik midis shkollave të mesme që u bë në
Tiranë. Vrapova në stafetën 4 X 400m, ku dolëm të parët. 37

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

38

Kur mbaruam diplomën e maturës, dilnim fotografi në shumë kopje sepse i këm-benim midis shoqeve dhe shokëve si kujtim. Shokët që i kam patur nga kopshti e deri në maturë janë: Gavril Çërava, Gjergji Skllavi, Koço Dako, Thanas Babo, Stavri Kozari, Panajot Gambeta, Saryhan Merdani, Nesti Polena etj.

 

Studimet e larta i kreva në vitin 1964-1968, në fakultetin Ekonomik, dega Finanacë –

 

Kontabilitet, Tiranë.

 

Pas darkës së përfundimit të Universitetit bëmë një ndeshje futbolli në ora 24.00, ku unë shënova golin e fitores për Financat kundër Planovikëve (2-1).

 

Nga korriku 1968- janar 1969 kreva zborin ushtarak në Korçë.

 

Vitet e punës dhe krijimit të familjes.

 

Më 10 shkurt 1969 u paraqita në rrethin e Mirditës, qyteti Rrëshen për të filluar punë si financier në Ndërmarrjen Tregtare të Shitblerjes.

 

U mbyll në këtë mënyrë jeta e nxënësit dhe studentit. Filloi një jetë e re krejt ndryshe nga ajo e para. Puna.

 

Në Rrëshen kishim një shoqëri shumë të mirë. Shokët më të afërt qenë Xhabir Shur-dha, Abdulla Ndreu, Vasillaq Goga, Agron Shkëmbi, Lukman Shehu, Stavri Zaka e Bashkim Cenga.

 

Rrësheni me Korçën ishin larg 280 Km. Udhëtonim me autobus e tren për 20 orë deri sa mbërrinim në Korçë.

 

Përveç shoqërisë së mirë, ajo që më ngushëllonte ishte pjesëmarrja në aktivitetet kulturore.

 

Isha solist në shtëpinë e Kulturës. Për herë të parë kam dal në skenë në prill të vitit 1969 në Vlorë, ku u zhvillua një takim i asambleve artistike nga e gjithë Shqipëria. Pas këtij debutimi të parë kam dalë në skenë për 15 vjet rrjesht. Janë me dhjetëra shfaqje, estrada e koncerte të ndryshme në rrethin e Mirditës dhe rrethe të tjera të veriut ku kam kënduar si solist.

 

Në Gusht të vitit 1976, Valentina Qirjo nga Tirana, pasi kishte mbaruar Universitetin në Fakultetin Ekonomik u emërua me punë në Ndërmarrjen e Grumbullimit Rrëshen. Unë vija në zyrë ku punonte Vali mbasi më lidhte puna por takoja edhe shokët që kisha atje. Vali ishte vajzë e thjeshtë, e sjellshme dhe mua filloi të më pëlqente. Kemi dalë shëtitje, shkuam një ditë në kinema dhe pas filmit duke shëtitur unë i kërkova Valit që të martoheshim bashkë. Për sa kohë ajo më njihte më kishte pëlqyer dhe pranoi kërkesën time.

 

Në muajin Tetor unë shkova në shtëpinë e Valit dhe ju kërkova prindërve të saj vajzën e tyre. Më 21 nëntor 1976 erdhën nga Korça në shtëpinë e Valit njerëzit e mi dhe vumë unazat. Më 30 Dhjetor 1976 unë dhe Vali shkuam në Korçë ku bëmë zyrtarisht celebrimin. Më 7 Gusht 1977 bëmë ceremoninë e martesës. Më datën 01/01/1978 lindi fëmija i parë, djalë ENRI. Më 30/08/1980 lindi fëmija i dytë djalë RIDIANI.

 

Në Gusht të vitit 1980 morëm shtëpi të re, apartament 1+1 duke shpëtuar kështu nga godina e hotelit të vjetër. Më 5/09/1986, katër ditë para se të mbushja 40 vjet dhe 18

 

vjet punë në Mirditë ,mbas shumë kërkesash e ndërhyrjesh më dhanë të drejtën për të shkuar në Korçë. Në Mirditë kalova 18 vjet të jetës (22-40 vjeç). Do mbaj në kujtesë vite të një shoqërie shumë të mirë. Vitet që ndryshuan jetën time janë 10 vitet e fun-dit ,kur u martova dhe u bëra me dy fëmijë. Kemi përjetuar vite të bukura por kemi përballuar së bashku edhe kohë të vështira.

 

Në janar të vitit 1987 u riktheva në Korçë por tani jo i vetëm ,por me familje.

 

Në Korçë jetuam e punuam 5 vjet deri në vitin 1992. Unë punova në Ndërmarrjen e Ushqimit Social dhe Ndërmarrjen e Trikotazhit kurse Vali në Ndërmarrjen e Riparim Shërbimeve.

 

Në Korçë, përjetuam me një gëzim dhe emocion të veçantë vitin 1990, vit kur u rrëzua sistemi Komunist dhe u vendos ai Demokratik. Kjo për arsye se familja e jonë e ka ndjerë edhe përjetuar për keq sistemin komunist për 45 vjet.

 

Unë në qershor te vitit 1992 dhe Vali se bashku me djemte në Dhjetor 1992, erdhëm në Tiranë. Punova 4 vjet në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe 10 vjet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Vali punoi 10 vjet në D.P.BANKËS KURSIMEVE dhe në vi-tin 2002 filloi punë në Bankën private “CREDINS”, si drejtore e Departamentit Financë Kontabël.

 

ENRI përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Inxhinieri, DegaElektronik. Pas studimeve filloi punë në Kompaninë “VODAFON” ku punon edhe sot si Drejtor i Departamentit të Marketingut. Në vitin 1996, Enri u njoh me ALKIDA SININ me 29.06.2003 u martuan.

 

RIDIANI ne 7 Janar 1998 ,ne tremujorin e dyte te vitit te fundit te shkolles se mesme,shkoi ne SH.B.A, per te perfunduar shkollen e mesme ,si dhe per te vazhduar shkol-len e larte. Fillimisht ai u vendos ne nje familje amerikane ne ALBAQUERK të Nju Meksikos të SHBA dhe më vonë në qytetin PORTLAND të shtetit OREGON, ku banon edhe sot. Në 2006 mbaroi fakultetin për Inxhinieri Elektrike dhe ka filluar punë si inx-hinier në një kompani që merret me prodhimin e pajisjeve elektronike.

Ne maj te vitit 2009 beme bashkimin familjar me Ridianin dhe morem Green Card. Me 01.06.2013, Ridiani shpalli fejesen me Alda Vangjelin.

 

Më 23. 10.2014, lindi djali Laird.

 

Më 28.08.2007 lindi GREGU djali i parë i Enrit dhe Alkidës.

 

Më 30.04.2008 GREGU u ngjit lart në parajsë, dhe do kujtohet gjithmone nga ana jone.

 

Më 21.04.2009 në Selanik të Greqisë lindi KRISTOFI, djali i dytë.

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

39

 

Bibliografi

 

Prodanët Biblioteka Kombëtare Tiranë
Nr. Vendi Titulli Viti
Arg. 5/6C Gazeta “Dielli” Boston 1913-1914
Arg.5/1D Gazeta “Dielli” Boston 1914-1915
Shg.74/5D Gazeta “Dielli” Boston 1913
Shg.4/5F Gazeta”Liri e Shqipërisë” Sofje 1911,1912,
1913,1914
Shg.4/5F Gazeta”Liri e Shqipërisë” Sofje 1913
Shg.4/6T Gazeta”Liri e Shqipërisë” Sofje 1913
Shg.9/34 Gazeta”Shqipëri i Amerikës” Korçë 1922-1924
Shg.2/9F Gazeta” Përlindja e Shqipërisë” Vlorë 1914
Arg.1/5B Gazeta”Koha e Korçës” Korçë 1914
Arg.1/5B Gazeta “Koha e Korçës” Korçë 1911,1912,
1913, 1914,
1915,1916,
1917
Shg.5/1G Gazeta “Koha e Korçës” Korçë 1925
Shg.19/1R Gazeta “Zëri i Korçës” Korçë 1928-1929
Shg.13/1R Gazeta “Zëri i Korçës” Korçë 1928-1929
Shg.55/4E Gazeta “Zëri i Korçës” Korçë 1928
Shg.75/5T Gazeta “Zëri i Korçës” Korçë 1928
Shg.55/5E Gazeta “Zëri i Korçës” Korçë 1929
Shg.15/126 Gazeta “Zëri i Korçës” Korçë 1927,1930
Shg.76/33 Gazeta e Korçës Korçë 1929
Shg.4/4C Gazeta e Korçës Korçë 1927,1928
Shg.4/5C Gazeta e Korçës Korçë 1927
Shg.76/2D Gazeta e Korçës Korçë 1933
Shg.76/2D Gazeta e Korçës Korçë 1914
Shg.5/4T Gazeta”Liria” Tiranë 1925
Shg.5/24 Gazeta “Drita” Gjirokastër 1922
Shg.5/9G Gazeta”Drita” Gjirokastër 1921
Shg.2/3B Gazeta”Shekulli i Ri” Durrës 1929
Shg.73/1G Gazeta”Arbëria” Tiranë 1931
Shg.5/1G Gazeta”Drita” Sofje 1901-1908
Shg.5/8G Gazeta”Drita” Gjirokastër 1920
Shg.5/4U Gazeta”Drita” Gjirokastër 1923
Shg.5/6U Gazeta”Drita” Gjirokastër 1924
Shg.14/1T Gazeta”Drita” Manastir 1911
40  Shg.64/1A Gazeta“Drita” Manastir 1912

 

Shg.74/4G Gazeta”Demoknetia” Gjirokastër 1928
Shg.12/1G Gazeta”Besa” Tiranë 1935
Shg.63/14 Gazeta”Bota e Re” Tiranë 1922
Shg.6/1A Gazeta”Arbëria” Tiranë 1930
Shg.5/4C Gazeta”Korçës” Korçë 1935
Shg.76/1R Gazeta”Korçës” Korçë 1936
Shg.76/45 Gazeta”Korçës” Korçë 1938
Shg.14/5G Gazeta”Fjala e Korçës” Korçë 1944
Shg.5/8U Gazeta”Arbëria” Tiranë 1935
Shg.8/25 Gazeta”Besa” Tiranë 1933
Shg.6/8G Gazeta”Vatra” Tiranë 1933
Shg.13/2G Gazeta”Zëri i Korçës” Korçë 1926
Shg.7/1A Gazeta”Vatra” Tiranë 1934

 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

 

Nën prefektura Kolonjë

 

Fondi Viti Dosja Fletët
338 1933 238 1,2
338/1 1930 158 1,6
338/1 1929 129 1,6
338/1 1929 106 1
338/1 1928 74 2
338/1 1940 278 3
338 1934 18 1
338 1929 1.2
Prodanët

 

 

 

 

Libra të botuara

 

1-“Historia e shtetit shqiptar” 1912-2005, Kastriot Dervishi

 

2-“Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës imperializmit” vëll. II 1912-1918, Arben Puto

 

3-“Kujtime” 1885-1925, Eqrem bej Vlora

 

4-“Dokumenta Historike”, Prill 1924, Lef Nosi

 

5-“ Historia e popullit shqiptar”, Vëll. III, 28.11.1912 – 07.04.1939, Akademia e Shkencave 6-“Lufta e Epirit të Veriut”, 1914, Konstadin H. Skënderi. Ish deputet i Korçës 7-“Enciklopedia e Shqipërisë”, Akademia e Shkencave,1985

 

 

41

 

Prodanët

Dokumenta nga Mihali

 

 

Gazeta e Korçes

 

 

 

4/Gusht/1923


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

42

 

Dokumenta nga Jorgo

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

43

 

Dokumenta nga Peti

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

44

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

45

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

46

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

47

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Familja e Vasilit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

48

 

 

Dita e dasmes 27/ 07 1930

 

Delegatët e Kongresit të Durrësit (25 – 27 Dhjetor, 1918)

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kursi i Rrobaqepsisë “SINGER” 1930, 49
Kolonje

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

50

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Erseka 1914

 

 

 

 

 

 

Ballkoni ku ka folur Fan NOLI 22.081923

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Erseka 1928 51

 

Prodanët

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

52

Please follow and like us: