Albspirit

Media/News/Publishing

Indonezi, dënim me vdekje për personat që dhunojë seksualisht fëmijët

Indonezia i ka ashpërsuar dënimet për personat të cilët dhunojnë seksualisht të miturit, duke sanksionuar dënimin me vdekje. Ky vendim është marrë vetëm pak ditë pasi një vajzë 14-vjecare u përdhunua në grup dhe u vra nga një grup të rinjsh.

Presidenti Joko Ëidodo tha se ligji i ri ka për qëllim që të parandalojë akte të tilla ose të ngjashme. Më herët, përdhunimi në Indonezi dënohej me heqje lirie deri në 14 vjet. Personat që janë dënuar për dhunë seksuale ndaj të miturve janë detyruar shpesh herë që pas lirimit nga burgu të mbajnë pajisje elektronike me qëllim mbikëqyrjen e tyre.

Përdhunimi dhe vrasja e 14-vjeçares nga grupi it ë rinjve ka nxitur qytetarët që të kërkojnë dënime maksimale për dhunuesit. Në shumë sondazhe të realizuara, por edhe në komentet e analizuara në rrjetet sociale është vënë re se këta të fundit kanë kërkuar dënime me vdekje, por edhe forma të tjera ekstreme për parandalimin e kësaj dukurie.

Megjithatë, ligji i prezantuar nga Presidenti mund të shfuqizohet nga Parlamenti vendas. Ligjvënësit pritet që shumë shpejt të japin miratimin ose kundërshtimin e tyre në lidhje me këtë çështje. Nga ana tjetër, në vend ka patur edhe protesta nga aktivistë të të drejtave të njeriut, të cilët janë shprehur kundër dënimit me vdekje si masë ndëshkimore.

Please follow and like us: